Panorama Sport (Albania)

U shpërfytyr­uam, trajneri gaboi me Lilën dhe sulmuesit

Vuajmë në sulm, De Biazi beson shumë tek Andi Lila

- Nga SULEJMAN STAROVA

Ndeshja pati dy tablo. Në pjesën e parë, objektivi i skuadrës ishte të mbrohej me të gjitha forcat dhe të kundërsulm­onte atëherë kur të thyente aksionet...

Ndeshja pati dy tab lo. Në pjesën e parë, objektivi i skuadrës ishte të mbrohej me të gjitha forcat dhe të kundërsulm­onte atëherë kur të thyente aksionet e kundërshta­rit. E nisëm mirë lojën dhe e gjetëm Italinë të pavëmendsh­me duke krijuar një rast me Cikalleshi­n. Këtë gjë e bëmë edhe në minutën e fundit të pjesës së parë. Sigurisht që Italia kishte katër raste për gol, ndërsa ne vetëm dy. Megjithatë, e vumë Italinë në vështirësi me këtë mënyrë loje. Vlen për t'u përmendur se lojtarët më të mirë në pjesën e parë ishin Cikalleshi dhe Roshi, por të mbështetur edhe nga Hysaj e Agolli. Me punën e mirë të gjithë skuadrës, nuk ra në sy as loja e katër mbrojtësve. Ekipi ishte i vendosur mirë në aspektin mbrojtës dhe arrinte të dilte rrezikshëm në kundërsulm. Sipas mendimit tim, ajo që stonoi në pjesën e parë ishte taktika që përdor vazhdimish­t De Biazi, i cili nuk beson te një sulmues si puna e Roshit që të jetë i aftë në kundërsulm, por të bëjë edhe aspektin mbrojtës, në një kohë që e ka zgjidhur me Lilën që merr pjesë në aspektin mbrojtës, por është inekzisten­t në sulm, pasi nuk është roli i tij. Cikalleshi dhe Roshi harxhuan shumë energji në pjesën e parë. PJESA E DYTË

Asnjë ndryshim taktik nga ana jonë. Taktika vazhdonte që të mbroheshim mirë dhe të kundërsulm­onim. Por, skuadra nuk reagoi dhe për rrjedhojë luajti shumë dobët dhe u shpërfytyr­ua. Nuk arritëm asnjëherë të shkonim në portën e Italisë. De Biazi u kujtua se duhet të zëvendëson­te Lilën. Ndërsa edhe Sadiku, Grezda apo Latifi që luajti vetëm tri minuta, që janë të papërfills­hme, nuk krijuan asgjë. Si përfundim, ne me këtë lloj kujdesi nuk arritëm që të guxojmë. Nëse do të luash me një formacion që vetëm mbrohet dhe tenton me kundërsulm, kur kapesh pastaj me një rezultat 2- 0 për kundërshta­rin e ke të pamundur të reagosh, pasi skuadra është e përgatitur vetëm për një mënyrë loje. Në kushtet kur kundërshta­ri kalon në avantazh dhe bëhet zotërues i topit, do të ndodhë si me Shqipërinë që

në pjesën e dytë ishte pa ngjyrë. Nuk arritëm që të merrnim një rezultat pozitiv, edhe me mungesat që kemi në skuadër. Megjithatë, mendoj se nuk kishim shumë mungesa në repartin e sulmit. Aty ku kishim merak te Mavraj apo te lojtarë të tjerë që mungonin në mesfushë nuk e vuajtëm këtë gjë. Ne vuajtëm në sulm.

PROBLEMET

Kjo skuadër ka probleme të mëdha. Nëse duhet të vazhdojmë me objektivat e kualifikim­it, duhet të ndryshojmë. Edhe Kosova bën më shumë se ne për sulmin. T'i japësh vetëm tri minuta Latifit, apo disa më shumë Sadikut, në një kohë që beson shumë te Lila, janë probleme që sjellin këtë pjesë të dytë për t'u harruar. Nuk ka ngelur Shqipëria të luajë me dy mbrojtës të djathtë. Është një gjë e përsëritur nga De Biazi, por kjo është punë e tij. PENALLTIA

Penalltia është një gabim i Migjen Bashës, i cili nuk mund të vazhdojë ta prekë kundërshta­rin ashtu. Ishte një penallti klasike, edhe pse nuk ishte rast goli. Basha e ekzagjeroi me mbajtjen e dorës. Ajo mbajtje duhet vetëm pak sekonda, por nuk mund të vazhdohet gjatë. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e sotme (dje) të Serbisë. Ishte penallti dhe nuk u bë asnjë padrejtësi.

SJELLJA E TIFOZËVE

Sjellja e tifozërisë shqiptare është reciproke. Faj ka edhe pala italiane që ishte organizato­re dhe nuk duhej të lejonte tifozët të hynin në stadium me tymuese apo fishekzjar­rë. Nuk ishte mirë që të ndalej loja { minuta, por janë gjëra që ndodhin dhe nuk ka asgjë për ta dramatizua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania