Panorama Sport (Albania)

Kosova nuk ia del, i thyen Islanda

Islandezët fitojnë me dy gola të shpejtë falë përvojës

- ARMAND HALILI

Kombëtarja e Kosovës nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Islandës, e cila ka siguruar trepikëshi­n që në pjesën e parë të takimit, të cilën e ka dominuar. Por, gjërat kanë...

Kombëtarja e Kosovës nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Islandës, e cila ka siguruar trepikëshi­n që në pjesën e parë të takimit, të cilën e ka dominuar. Por, gjërat kanë ndryshuar në fraksionin e dytë, ku skuadra e Bunjakit ka rrezikuar më shumë portën kundërshta­re dhe ka gjetur golin e Nuhiut në minutën e 52-të, por nuk ka mundur që të barazojë shifrat, pasi vendasit janë mbrojtur mjaft mirë. Ndërkohë që Kosova ende nuk e ka marrë fitoren e parë në këto eliminator­e, çka ka bërë të jenë në vendin e fundit në grup me vetëm një pikë.

PJESA E PARË - Takimi nis i mirë për ekipin e Bunjakit, që mundohet të gjejë rrjetën në minutën e 12-të të takimit, kur Kololli kroson saktë në zonë dhe Nuhiu gjuan me kokë, por portieri mik arrin të presë pa probleme. Kosovarët janë të qartë në lojën e tyre në këto minuta dhe mundohen të

shfrytëzoj­në epërsinë, madje në minutën e 21-të Valon Berisha godet edhe shtyllën. Por miqtë mbrohen mirë dhe, në rastin e parë të rrezikshëm, arrijnë të kalojnë në avantazh. Në minutën e 25-të Sigurdson lëviz bukur brenda zonës kundërshta­re dhe gjuan fort një top që

grushtohet në momentin e parë nga Ujkani, por kthehet sërish në zonën vendase, ku Sigurdarso­n me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të shënojë. Goli godet kosovarët psikologji­kisht, që 10 minuta më pas pësojnë edhe të dytin. Kololli pengon në mënyrë të

parregullt Saevarsoni­n brenda zone dhe kryesori nuk mendohet dy herë, por akordon 11metërsh. Sigurdson, nga pika e bardhë nuk gabon dhe i jep Islandës, golin e qetësisë.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë nis me gol për Kosovën, pasi Rrahmani i dalë në ndihmë

të sulmit arrin ta çojë topin në rrjetë në minutën e 49-të, por ka pozicion jashtë loje për qendërmbro­jtësin. Gjithsesi në minutën e 52-të, në një aksion të gjatë të kosovarëve, Shala kroson saktë për Nuhiun, i cili fiton duelin me mbrojtësit kundërshta­rë dhe me kokë shkurton shifrat. Në stadium nis festa, ndërsa barazimi duket më pranë për Kombëtaren e Kosovës. Trajneri Bunjaki bën edhe zëvendësim­et e rastit dhe rreziku në portën islandeze është konstant, por goli është ai që mungon. Avdijaj do të tentojë në një depërtim të bukur brenda zonës kundërshta­re, por goditja e tij do të jetë mjaft e lehtë. Miqtë mbrohen mirë dhe mundohen të mbajnë larg portës së tyre sulmet e kundërshta­rit dhe ia dalin ta bëjnë një gjë të tillë deri në minutat e fundit, duke siguruar një trepikësh me shumë vlera në këtë transfertë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania