Panorama Sport (Albania)

Shqipëria bëhet “tym”, Italia na likuidon

Tri humbje radhazi, Kombëtarja vulos kapitullim­in

- Nga i dërguari ynë në Palermo, JETMIR HALILAJ

Shqipëria bëhet "tym" në Palermo dhe vulos kapitullim­in e një edicioni të nisur me pretendime. Ndaj Italisë vendos një penallti e kthyer në gol nga De Rosi dhe koka e Imobiles në pjesën e dytë. Tri humbje radhazi, asnjë gol, me ngushëllim­in e vetëm që dy prej tyre i kemi kundër Spanjës e Italisë, që luftojnë për vendin e parë në grup. Sikur të mos mjaftonte "dështimi" në fushë me një lojë relativish­t të mirë, këtë herë krijojmë një imazh shumë të keq në tribuna. Takimi u ndërpre për 10 minuta, pasi tifozët krijuan një incident absurd, që pritet të ketë një kosto të madhe për Kombëtaren: dënimin e fushës nga FIFA.

TAKTIKA - De Biazi befasoi Venturën me skemën 3-41, që gjatë lojës u kthye edhe në 4-2-3-1, por gjithashtu 4-33 në fundin e saj. Italia u kap "mat" që në start, por kuqezinjtë nuk përfituan me Cikalleshi­n, që kishte zënë vendin e Sadikut. Diferencën e bëri eksperienc­a dhe dinakëria e italianëve, që në momentin e parë të rrezikshëm fituan një penallti dhe shënuan. Në momentin më të mirë të kuqezinjve loja u ndërpre prej tifozëve. De Biazi guxoi me Sadikun, Cikalleshi­n dhe Roshin njëkohësis­ht në fushë, por Italia sërish na goditi. Ventura nuk bëri asnjë zëvendësim, duke habitur jo pak edhe vetë italianët. E megjithatë, në fund ishte ai që e fitoi sfidën me De Biazin, jo vetëm për stolin e Italisë, por edhe atë direkte në "Renzo Barbera".

PJESA E PARË - Një fillim i çmendur, me një aksion fantastik në krahun e majtë, por që nuk finalizohe­t nga Cikalleshi. Rast i artë pa kaluar ende 60 sekonda lojë dhe mëkat që nuk e nisim 0-1. Me "axurrët" që dukej sikur na kishin nënvlerësu­ar, kuqezinjtë luajnë pa frikë dhe është Roshi që jep sinjalin e dytë në portën e Bufonit, por që nuk gjen kuadratin. Të mbështetur nga tifozët që kishin pushtuar Palermon, lojtarët marrin zemër dhe duket sikur skema të gënjen. Por, duhen vetëm 12 minuta

që Shqipëria të zbresë me këmbë në tokë. Një gafë e Bashës në mbulimin e Belotit na kushton shtrenjtë, pasi gjyqtari slloven akordon penallti. Nga pika e bardhë është një derbi Roma-Lacio, me De Rosin që ekzekuton dhe Strakoshën që duhet të presë, por i pari tregohet i saktë. Gjithsesi, Shqipëria mbetet në lojë dhe Roshi e Cikalleshi

mundohen të shpikin diçka, por përballë Bonuçit dhe Barzaljit është një mision i pamundur. Vuajmë shumë në krahun e djathtë, aty ku Lila dhe Hysaj e kanë të vështirë për të shtyrë përpara. Në fund është Strakosha, i cili na shpëton pas një goditjeje të sulmuesit Beloti dhe skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 1-0.

PJESA E DYTË - Asnjë ndryshim te të dyja skuadrat pas minutave të udhëzimit nga trajnerët në dhomat e zhveshjes. Italia është më e kujdesshme në fushë dhe me qetësinë e rezultatit bën presion lart, duke lënë pak hapësira. Kuqezinjtë e kanë shumë të vështirë të dalin në sulm me aksione të rrjedhshme, ndërsa gradualish­t "axurrët" zhvendosin

lojën në portën kuqezi, me Insinjen dhe Kandrevën që bëhen protagonis­të pas inkursione­ve nga krahët. Ndërprerja për 10 minuta prej incidentit në tribunën e tifozëve kuqezi ndikon negativish­t te Shqipëria. Pas rikthimit në fushë, italianët janë më të rrezikshëm dhe gjejnë golin si rrjedhë logjike e një loje që

pritej të shkonte në shifrat 20. Është Imobile që harrohet në zonë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë me kokë. Aktivizimi i Sadikut, Grezdës dhe Latifit japin shkëndija pozitive në aspektin sulmues, por kjo nuk mjafton për t'i bërë dëm ndoshta një prej mbrojtjeve më të forta në Europë. Gjithçka mbyllet me fitoren e skuadrës së Venturës.

 ??  ?? De Rosi duke goditur penalltinë
De Rosi duke goditur penalltinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania