Panorama Sport (Albania)

Agolli: Dhamë gjithçka, por Italia është cinike

Kapiteni shpjegon edhe përqafimin me Bufonin

-

Ansi Agolli ndien keqardhje që Shqipëria pësoi një humbje të tillë, në një ndeshje ku iu krijuan rastet për shënim, por nuk arriti t'i shfrytëzoj­ë. Kapiteni i Kombëtares, në bisedën pas takimit për "TVSH" dhe "SuperSport", sqaroi edhe përqafimin me Xhanluixhi Bufon. Gjithashtu, Agolli foli edhe për tifozët, të cilët i qetësoi pas këshillimi­t me mikrofon. "Gjëja që vjen më shumë keq është se nuk i shfrytëzua­m rastet që krijuam. Edhe pse ndërtuam në pjesën e parë disa aksione të rrjedhshme, sërish na mungoi ajo goditja finale që mund të bënte diferencën. Ndërsa Italia shkeli vetëm dy herë në zonën tonë gjatë 45 minutave të para dhe në njërën prej tyre gjeti golin, edhe pse me penallti. Por, i tillë është futbolli dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Pastaj, Italia e ka treguar se është cinike dhe nuk di të falë në të tilla raste. Kjo i bën ata një skuadër të madhe, një ndër më të mëdhatë në botë. Asnjëherë nuk është brilante, por shfrytëzon rastet e vogla kundër të gjithëve. Ne dhamë maksimumin dhe jam krenar për ekipin", ka thënë fillimisht Agolli. Sa i përket incidentit në tribunën ku ndodheshin ultrasit kuqezi, mbrojtësi i majtë mendon se tifozët kanë pasur një arsye, por ndien keqardhje. "Të vjen keq që ndodhi ashtu, pas një Europiani shembullor që bënë tifozët tanë. Ky moment ishte i rëndë, por ata kanë pasur arsyet e tyre, jo ne. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, megjithatë janë tifozët tanë dhe duhet t'i mirëkuptoj­më". Në fund, kapiteni shpjegoi edhe përqafimin me Bufonin. "E urova në emrin tim dhe të skuadrës, kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur", përfundoi mbrojtësi, i cili vuajti shumë dje me Kandrevën dhe Zapakostën në krahun e majtë. Gjithsesi, Agolli mbetet një nga lojtarët më konstantë të Kombëtares, teksa pas largimit të Lorik Canës ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Dje mbrojtësi luajti ndeshjen e 69-të me fanellën e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania