Panorama Sport (Albania)

De Rosi ngacmon Agollin, trajneri gjithnjë nervoz

-

Nga De Biazi nervoz dhe gjithnjë në këmbë me udhëzime të shpeshta për lojtarët e krahut, deri te Daniele De Rosi që kapet me kapitenin Agolli. Ndeshja në Palermo i kishte të gjitha, ndërsa "Panorama Sport" sjell disa nga pikantet në fushë dhe lëvizjet e trajnerit kuqezi.

HIMNI

Fillimi i ndeshjes ka parë tifozerinë shqiptare në stadium që të përsëriste skenat e nëntorit 2014, në miqësoren e Xhenoas. Ata kanë kënduar si himnin e Shqipërisë, ashtu edhe atë të Italisë. Ndërsa Ansi Agolli dukej qartësisht që ishte i emocionuar. Ai dukej i përlotur në momentin e këndimit të himnit. Nga ana tjetër, edhe homologu i tij tek Italia, portieri Xhanluixhi Bufon, këndonte himnin me sa kishte fuqi.

IRONIA

Një gjest që është kapur edhe nga kamerat. Ishte minuta e fundit e pjesës së parë, kur mesfushori roman, Daniele De Rosi, u kap me Agollin për një faull në zonën kuqezi. Italiani nuk i mbajti nervat dhe kapi hundën me dorë, duke i thënë Agollit se e ke shumë të gjatë.

BONUÇI

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi, dukshëm nuk ishte në 100% të formës së tij dhe në shumë raste gjatë ndeshjes u ruajt nga dyluftimet me Cikalleshi­n. Ajo që i habiti të gjithë ishte se sa herë lojtari ndodhej afër pankinës, ndalonte dhe i hidhte vazhdimish­t ujë kaviljes së majtë. Diçka e mundonte qendërmbro­jtësin e Italisë. DE BIAZI

Ka qenë gjithnjë nervoz gjatë 90 minutave, veçanërish­t në pjesën e parë pas pësimit të golit. Fillimisht i kërkon Hysajt të shtyjë përpara dhe të shkëmbehet me Lilën kur ekipi sulmon. Më pas i kërkon Roshit të bëjë spondë për Bashën kur është i dubluar dhe të mos eci me top kur ka lojtarë afër. Pas minutës së 25-të, kur dhe kapiteni Agolli u ndëshkua me të verdhë, De Biazi nuk kurseu as këtë të fundit. "Kujdes, çfarë po bën, e ke një karton", thotë italiani. Agolli menjëherë ia kthen. "Kam rrëshqitur, nuk ishte ndërhyrje me qëllim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania