Panorama Sport (Albania)

De Biazi i vendosur: Nuk e jap dorëheqjen

"Doja të çonim sa më shumë ndeshje në barazim dhe t'i godisnim"

- Nga i dërguari ynë në Palermo, JETMIR HALILAJ

Xhani De Biazi nuk e mendon dorëheqjen nga pankina kuqezi. Media italiane ka publikuar një lajm pas ndeshjes, ku citohej tekniku që thoshte: "Dorëheqja? Do flas me presidenti­n". Por, duket se kjo është keqkuptuar. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", ai ka sqaruar të ardhmen e tij: - "Fjalët e mia nuk u transmetua­n si duhet. Nuk e mendoj dorëheqjen nga Shqipëria". Më tej, ai ka folur me keqardhje për atmosferën e krijuar nga një pjesë e tifozëve kuqezi në stadiumin e Palermos. "Janë fakte që të vrasin, nuk e prisja të ndodhte kështu me tifozët shqiptarë. U bëra 3 vjet dhe kjo është hera e parë. Jam i goditur nga ajo që kam parë, më vjen realisht keq".

BEFASIA ME SKEMËN

Trajneri pranoi se synonte ta çonte ndeshjen në barazim. "Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshta­ri nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli. Ishim të organizuar dhe nuk u shpërqendr­uam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshë­m në ekipet e tyre, por megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t'i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi", është shprehur trajneri kuqezi.

NDRYSHIMET DHE LOJA

I pyetur nëse do të ribënte formacioni­n po të jepej mundësia, De Biazi deklaroi: "Absolutish­t nuk do ta kisha ndryshuar formacioni­n nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-12 dhe 4-1-3-2", ka shpjeguar De Biazi. Ndërsa, në daljen e tij për "SuperSport", trajneri theksoi se nuk ka asnjë peng për nga mënyra e lojës. "Rezultati është fryt i një ndeshje ku skuadra jonë luajti mirë, pasi përballë kishim kundërshta­rë që na ndëshkuan në rastin e parë në atë penallti që nuk e kam riparë dhe nga aty mbetëm në lojë deri në pësimin e golit të dytë. Aspekti më i rëndësishë­m është se u përballëm ndaj një skuadre që ka lojtarë që luajnë me cilësi dhe vazhdimësi në klube të mëdha si Italia. Ne kemi luajtur me kurajë. Nga ana taktike, ndoshta bëmë ndonjë gabim, por në fund mund të thuhet që u dha mundësia që të shihnim edhe këta djem të luanin në fundin e takimit. Skuadra u impenjua, bëri atë që mundej dhe u mundua të konkurrojë në një nivel me Italinë. Arritëm deri te zona e rrezikshme duke iu afruar shumë. Ndoshta nuk u treguam shumë të aftë në konkluzion­et, por kjo është pjesë e bagazhit të djemve. Por ata vunë zemrën në fushë", përfundoi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania