Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Çalojmë në sulm, u mbylla gojën napolitanë­ve

“Duhet të riparojmë defektet për vazhdimësi­në”

-

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, Elseid Hysaj, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për "Supersport", u shpreh i lumtur në aspektin personal që e fitoi duelin ndaj Insinjes, ndërsa tha se ndaj rivalëve si Italia duhen shfrytëzua­r ato pak raste që të shfaqen.

Si u ndiet me atmosferën që u krijua gjatë kësaj ndeshjeje?

Ishte shumë atmosferë e bukur sepse për më tepër kisha përballë edhe shokun e skuadrës, Insinjen, ndaj për mua ishte edhe më e bukur. Kishim mundësi për më shumë, por kjo është Italia dhe normalisht që do kishim vështirësi.

Sa punë ju prishi ajo penallti e akorduar në minutat e para?

Besoj që planet nuk është se u prishën shumë duke qenë se me 1-0 mund të barazonim, por rastet që kishim nuk i shfrytëzua­m.

Përballë shokut të skuadrës, Insinjes, u pa një duel i fituar prej jush pasi ai pati notën më të dobët…

Më vjen keq për të që luajti keq sepse kishte kohë që s'luante me Kombëtaren, por më vjen mirë për veten sepse kur të kthehem në Napoli s'do fillojnë të flasin si napolitanë­t që të lodhin kokën.

Këtë ndeshje pati disa debutime për shkak të mungesave të shumta…

Me mungesat që kishim, kush mori vendin tregoi që ka potencial për Kombëtaren.

Sa të rëndësishm­e janë ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit, Lihtenshte­jnit dhe Maqedonisë?

Duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të marrim në analizë gabimet e t'i rregullojm­ë për të fituar ndeshjet e tjera sepse ndryshe nuk mund të shkojmë larg.

 ??  ?? Axurrët ishin shumë kërkues ndaj gjyqtarit...
Axurrët ishin shumë kërkues ndaj gjyqtarit...
 ??  ?? Goli i parë i pësuar nga Strakosha me fanellën e Kombëtares
Goli i parë i pësuar nga Strakosha me fanellën e Kombëtares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania