Panorama Sport (Albania)

Memushaj: Keqardhje për tifozët, shpërdorua­m disa raste për gol

-

Një nga mesfushorë­t që i njeh mjaft mirë italianët është Ledian Memushaj. Futbollist­i, që është kapiten i skuadrës së Peskarës, ka komentuar atë që ndodhi në shkallët e stadiumit, ku tifozët shqiptarë u bënë protagonis­të, por edhe për ndeshjen dhe rastet e shumta të shpërdorua­ra në fillim të takimit. Ledian Memushaj ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati i ndeshjes, ashtu dhe nga incidentet në tribuna, të cilat sollën ndërprerje­n e saj. Në deklaratën e dhënë pas takimit në "SuperSport", ai deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë. "Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë. Në fillim ishim ne që patëm raste për të shënuar, por më pas patëm edhe raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam dhe, në rastin e parë që krijoi, Italia na bëri direkt gol", është shprehur fillimisht mesfushori i Kombëtares. Më tej, Memushaj ka komentuar startin e fraksionit të dytë. "Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Megjithatë, qëndruam në lojë deri në momentin e pësimit të dyfishtë. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë", ka deklaruar Memushaj. Në lidhje me ndërprerje­n e takimit dhe incidentin e krijuar nga tifozët, mesfushori kuqezi ka shprehur keqardhjen e tij. "Më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, pasi janë specialë. Të them të drejtën, nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe 'Tifozat Kuq e Zi' që desha t'i falënderoj­a, se në një moment të vështirë që unë kam pasur para disa muajsh, më kanë qëndruar afër", ka përfunduar Memushaj.

 ??  ?? Basha foli për mjeshtëri...
Basha foli për mjeshtëri...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania