Panorama Sport (Albania)

Debutuesi Strakosha: Ëndërr e bërë realitet

"Emocione shumë të bukura, tani kemi pak shanse për kualifikim"

-

Ndeshja e tij e parë si debutues, por për fat të keq me humbje. Përballë kampionëve të botës, Thomas Strakosha do të mbajë mend herën e parë që ka luajtur me fanellën e Kombëtares A, por nuk do të kërkojë asnjëherë të kujtojë rezultatin. Edhe pse nuk ishte fajtori i asaj që ndodhi, gardiani i perspektiv­ës kuqezi ka deklaruar se tashmë ëndrra për kualifikim është venitur shumë. DEBUTIMI

Në daljen e tij për mediat pas ndeshjes, portieri i Lacios dhe Kombëtares shqiptare ka komentuar ndjesinë e tij për herën e parë që ka zbritur në fushë me skuadrën përfaqësue­se. "Ishin emocione shumë të bukura, një ëndërr që u bë realitet. Por rezultati ishte zhgënjyes dhe nuk më vjen mirë. Humbëm 2-0 dhe tani kemi shumë pak shanse të kualifikoh­emi", është shprehur fillimisht portieri i ri i Kombëtares. Gabimet

Ndonëse vetëm 22 vjeç, Strakosha ka lexuar qartësisht gabimet që bëri ekipi ynë përfaqësue­s dhe bën apel për takimet e ardhshme. "Ndoshta mund të bënim më mirë, po çfarë ndodhi, ndodhi. Të shohim ndeshjen tjetër dhe të jemi më të përqendrua­r se janë disa gabime që nuk duhet t'i bëjmë në vijim", tha portieri debutues në "SuperSport".

GOLI I DYTË

Ai u shpreh se nuk kishte pasur probleme te goli i dytë, duke hequr dyshimet për

pozicion jashtë loje të sulmuesve kundërshta­rë. "E pashë mirë topin kur u harkua dhe nuk e pashë fare Belotin. Në atë moment pashë vetëm Çiron që kërceu dhe nuk e arrija dot topin", ka vijuar portieri.

DERBI TE LACIO

Në skuadrën kryeqyteta­se në Serinë A, ai është shok skuadre me një nga sulmuesit "axurrë". "Biseda me Imobilen te Lacio? Unë u munda dhe ai është fitues, ndaj do të jetë pak i rëndë me mua në stërvitje", tha ai.

 ??  ?? Italia feston suksesin ndaj Shqipërisë
Italia feston suksesin ndaj Shqipërisë
 ??  ??
 ??  ?? Bufon feston me fanellën speciale për 1000 ndeshjet në karrierë
Bufon feston me fanellën speciale për 1000 ndeshjet në karrierë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania