Panorama Sport (Albania)

Ventura i kënaqur: Kjo Itali do të dëfrejë

-

Xhampiero Ventura mund të shfryjë lirisht, madje sheh me një optimizëm të madh drejt të ardhmes së kësaj kombëtarej­e. Italia e tij kaloi edhe pengesën "Shqipëri" dhe tashmë mund të shohë shumë më e qetë dhe të presë duelin direkt me Spanjën, ndonëse vështirësi­të gjatë rrugës do të jenë edhe të tjera. "Në fillim kishim një dëshirë të tepruar për të bërë disa gjëra spektakola­re në aspektin e lojës, por në të njëjtën kohë të ishim tepër të kujdesshëm dhe ndoshta kjo ndjesi na bëri që të ishim pak të kthjellët dhe fluid në manovrën tonë të lojës. Gjithsesi, pas atij topi të rrezikshëm në zonë, pas vetëm 30 sekondash lojë, më duket se nuk erdhi asnjë top tjetër i rrezikshëm në kuadratin tonë". Për sa i përket aspektit të lojës dhe të asaj që kjo kombëtare kërkon të arrijë, Ventura është i kënaqur. "Ky është një grup krejtësish­t i ri, por edhe kundër Shqipërisë bëmë një tjetër hap të madh drejt atij sinkronizi­mi loje dhe idesh që duam të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur, për të qenë edhe më të sigurt dhe më konkret në fushë. Sigurisht, nuk po them se kjo që bëmë në Palermo ishte një nga ato sfidat që do të mbeten në kujtesë si të papërsërit­shme, por natyrisht që presioni ekzistonte dhe ky grup tregoi se di të kalojë përtej vështirësi­ve dhe të fitojë sfidën. Kam nderin të stërvis një grup të vërtetë, një skuadër, e cila do të dijë të dëfrejë shumë shpejt dhe ndoshta në të ardhmen kjo Itali do të bëjë që të tjerët të flasin shumë dhe pozitivish­t për ata, - vazhdon Ventura, i cili ka dashur që të veçojë paraqitjen e Marko Verratit. - Ai është një kampion, por ajo për të cilën Marko ka nevojë, është edhe qetësia dhe kthjelltës­ia e shokëve që kanë pranë. Prandaj, kur ata që duhet ta ndihmojnë ta gjejnë këtë, do të shihni një Verrati universal. Pse nuk bëra asnjë zëvendësim? Nuk është diçka që nuk është parë. Thjesht, kushdo që nuk luajti kundër Shqipërisë do të luajë në ndeshjen e ardhshme".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania