Panorama Sport (Albania)

Shpresat sfidojnë Moldavinë në Elbasan

Trajneri Alban Bushi është optimist: Ndeshje që do të na vlejnë, dua t'i fitojmë të dyja

-

Kombëtarja Shpresa do të luajë sot, në orën 15:00 miqësoren e parë kundër Moldavisë në stadiumin "Elbasan Arena". Me këtë kundërshta­r skuadra e Alban Bushit do të përballet edhe dy ditë më pas, pikërisht në orën 15:00, por në stadiumin "Selman Stërmasi". Dje kuqezinjtë e rinj u stërvitën në Elbasan, për t'u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve. Trajneri Bushi është i kënaqur me atë që lojtarët kanë treguar në stërvitje gjatë kësaj jave. Dy miqësoret me Moldavinë do të shërbejnë për konsolidim­in e grupit, në mënyrë që Bushi të ketë një ide të qartë për ndeshjet eliminator­e, që nisin në muajin qershor. "Mendoj se është një test shumë i rëndësishë­m për ne. Për këto dy miqësore shumicën e lojtarëve i kemi grumbullua­r për herë të parë dhe kemi nevojë të konsolidoj­më grupin. Objektivi dhe dëshira ime mbetet t'i fitoj të dyja miqësoret. Gjithsesi, rëndësi ka që do të na vlejnë edhe në evidentimi­n e lojës së gjithsecil­it", ka thënë fillimisht Bushi në një bisedë për "Panorama Sport". I pyetur nga gazeta se cilët prej lojtarëve aktualë janë gati për të bërë hapin e madh, duke qenë nën urdhrat e Xhani De Biazit, ish-menaxheri i Kombëtares deklaroi: "Nuk dua të citoj shumë emra, por gjithsesi elementë si Emanuele Ndoj, Endri Çekiçi dhe Keidi Bare mendoj se janë në rrugë të mbarë. Në Kombëtare sot ka edhe 21-vjeçarë që akoma mund të ishin me Shpresën. Pra, dua të them se detyra jonë primare mbetet të çojmë sa më shumë futbollist­ë në ekipin A. Ne kemi shumë futbollist­ë të ditëlindje­s 1998, që mund të japin kontribut edhe pas dy vitesh me U-21". Kujtojmë që Shqipëria U-21 është në grupin 2 eliminator, ku bëjnë pjesë Spanja, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Islanda dhe Estonia. Ndërkohë, një nga risitë e këtij grumbullim­i është edhe talenti shqiptar nga Maqedonia, i cili është pjesë e klubit zviceran, Jang Bojs. Edhe pse ka luajtur me përfaqësue­set e moshave të Maqedonisë, Seferi iu përgjigj pozitivish­t ftesës së Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania