Panorama Sport (Albania)

Traditat e arbëreshëv­e, Cana: Jam i mrekulluar!

“Janë larguar 6 shekuj më parë, Italia duhet ta dijë mirë...”

-

Ndoshta futbolli i luajtur nuk i jep më emocionet e dikurshme, edhe pse thonë që një futbollist e ka shumë të vështirë të shkëputet nga ky sport kur kalon të gjithë jetën duke vrapuar, duke u stërvitur dhe duke luajtur. I tillë mund të jetë edhe rasti i Lorik Canës, i cili pas kampionati­t europian të futbollit vendosi "të varte këpucët në gozhdë". Pikërisht me fanellën kuqezi të veshur në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, ishkapiten­i vendosi t'i thoshte mjaft sportit më masiv në botë. Mirëpo, tifozët kuqezinj e emocionojn­ë gjithmonë Canën, sidomos kur ata janë përtej kufijve shqiptarë. ISH-KAPITENI

Për Lorik Canën, udhëtimi i djeshëm drejt Palermos ka qenë një kthim në kohë dhe një krenari më shumë për faktin se si arbëreshët e Sicilisë kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën shqiptare për kaq shumë shekuj me radhë. "Kam menduar disa herë të vija, meqë jam edhe vetë i apasionuar pas historisë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në jug të Italisë ku jetojnë shumë arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja", tha ai në mikrofonin e "SuperSport" gjatë vizitës në "Piana Degli Albanesi". "Është diçka e jashtëzako­nshme që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni. Është e jashtëzako­nshme! Është e rëndësishm­e që edhe t'i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet '90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtet i lumtur që ndodhem këtu", tha ai duke mos ngurruar që t'i shprehte këto emocione edhe me postimet e tij në rrjetet sociale. Sipas tij, vlera e ndeshjes ndaj Italisë nuk e kalon kurrsesi emocionin e kësaj vizite të jashtëzako­nshme. "Sigurisht që rezultati është i rëndësishë­m, por emocionet që po ndajmë me bashkëkomb­ësit tanë nuk kanë çmim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania