Panorama Sport (Albania)

Foto “bekon” Thomasin: Unë s’i kisha ëndërruar ato që po bën ai

Legjenda shqiptare flet për të birin dhe karrierën

-

Pak gjëra kanë emocionuar Foto Strakoshën në jetën e tij sportive sa ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë. Legjenda e portës shqiptare ka ruajtur gjithmonë gjakftohtë­sinë kur ishte vetë në fushë, por emocionet janë të dukshme ndërsa flet për të birin, Thomasin, i cili dje bëri debutimin me fanellën kuqezi. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ai tregon bisedat me të birin si dhe këshillat që i dha përpara kësaj sfide. Kjo është intervista që Foto Strakosha dha përpara ndeshjes. Ai është shumë krenar për ecurinë që ka pasur i biri i tij gjatë kësaj kohe dhe shpreson që të vazhdojë të luajë ende në këtë mënyrë. "Ai ka bërë paraqitje shumë të mira dhe deri tani ka qenë në rrugën e duhur. Sigurisht që jam i kënaqur me atë që po bën dhe është emocion shumë i madh për mua ta shoh duke u rritur me këtë shpejtësi", tha fillimisht ish-portieri i Kombëtares kuqezi. I pyetur për këshillat do i kishte dhënë Strakoshës përpara një ndeshjeje kaq delikate, Foto thotë se jo vetë ai, por edhe të gjithë portierët e tjerë nëpër botë duhet të jenë të qetë dhe të mos mendojnë fare për rivalin që kanë përballë", vazhdoi më tej legjenda e portës shqiptare. Foto Strakosha nuk e di nëse një ditë Thomasi do të bëhet më i mirë se ai, edhe pse e shpreson shumë diçka të tillë. "Nuk di ta them këtë gjë, por për moshën që ka dhe në nivelet që luan, babai i tij nuk i kishte parë as në ëndërr këto gjëra. Sekreti i portierëve? Jetëgjatës­ia në nivele të larta. Thomasi ka cilësi dhe mbi të gjitha ka karakterin e duhur. I duhet të punojë shumë, por e di që është në rrugën e duhur dhe shpresoj që të vazhdojë në nivele të tilla", tha Foto Strakosha për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania