Panorama Sport (Albania)

Çështja “Lila”, PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën e tij

Futbollist­i u tall me priftërinj­të, priten ndëshkime

-

Klubi i futbollit PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Andi Lila. Të paktën këto janë lajmet e fundit nga kampionati helen pas videos së publikuar dy ditë më parë kur lojtari bënte humor dhe batuta duke ironizuar priftërinj­të. Një video e nisur me humor, por që po prodhon një skandal të vërtetë. Protagonis­të, Andi Lila, Armando Sadiku dhe imami Ahmed Kalaja. Dy futbollist­ët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët pritet të zbresin në fushë kundër Italisë, nisin një bashkëbise­dim miqësor dhe satirik mes tyre, por të dokumentua­r edhe me pamje, ku mbrojtësi kavajas nis të tregojë disa nga historitë që i kishin ndodhur me priftërinj­të në Greqi. Shumë portale, por edhe të përditshme në shtetin fqinj, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë të besimit fetar që ata ushqejnë, nuk ngurruan që të mos e publikonin lajmin e quajtur bombastik, por duke e marrë me ilaritet si në rastin e incizimit të videos nga Lila, Sadiku e Kalaja, por me doza krejt të kundërta. KLUBI- Ende jo zyrtarisht, skuadra e Janinës nuk ka mbajtur një qëndrim për atë që ka ndodhur me futbollist­in kuqezi, por mediat greke bëjnë me dije se kanë kontaktuar me drejtuesit dhe këta të fundit janë shprehur se do të mësojnë me detaje gjithçka ka ndodhur në videon e publikuar. Klubi do të përkthejë të gjithë atë që Lila ka thënë në bisedë me imamin Ahmed Kalaja dhe më pas do të marrë vendimin. Megjithatë, duket se aventura e Lilës në kampionati­n grek ka përfunduar dhe klubi do të kërkojë të zgjidhë përfundimi­sht kontratën me lojtarin shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania