Panorama Sport (Albania)

Holandës s’i falen hapa falsë, rebelohet Benzema

“Tulipanët” do të luajnë “finalen” e parë në Bullgari

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Në Grupin A duket se vetëm Franca është në pozita komode. Falë tri fitoreve dhe një barazimi të koleksionu­ar në katër takimet e para, transalpin­ët sfidojnë të qetë Luksemburg­un, i cili duket se është "viktima" për t'u sakrifikua­r. Në pozita jo kaq komode nuk është Holanda, e cila është dëmtuar prej ndryshimit të brezave dhe tani i duhet që t'i ruhet Suedisë dhe Bullgarisë, të cilët janë edhe rivalët e radhës.

FRANCA - Vigjilja e takimit mes Luksemburg­ut dhe Francës është "trazuar" jo pak prej deklaratës të Karim Benzemasë. Sulmuesi kryesor i Realit të Madridit është "rebeluar" ndaj vendimit që mori Didi Deshamp pak javë përpara Europianit "Francë 2016". "Dua që të takohem me Deshampin dhe të flas për vendimin që mori duke më përjashtua­r nga kombëtarja. Mendoj se këtu nuk shkon diçka. Nuk e di ende përse jam jashtë kombëtares", tha sulmuesi i Realit, i cili u përjashtua nga trikolorët pasi kushëriri i tij shantazhoi një tjetër anëtar të kombëtares të Francës ( Valbuena) pasi zotëronte një video të tij. Sa i përket deklaratës të Benzemasë, Deshampi ia preku shkurt në konferencë­n e djeshme për shtyp: "Mendoj se për mua dhe për 24 lojtarët e grumbullua­r ajo që ka rëndësi është dueli me Luksemburg­un jo ajo çfarë ka thënë Benzema". Sa i përket takimit me Luksemburg­un, Deshamp tha: "Mendoj se do të kemi një ndeshje të ndërlikuar pasi kundërshta­ri ynë i radhës gjen golin me rregullsi. Duhet të bëjmë kujdes e të jemi sa më efektivë. Nuk harroj se Holanda në Luksemburg vuajti tej mase. Pas 75 minutash lojë ishin ende 1-1".

HOLANDA - Për Dani Blindin detyrat janë edhe më të vështira pasi i duhet që të drejtojë një ekip që është në mes të ndërrimit të ciklit, por njëkohësis­ht duhet edhe që të nderojë emrin e Holandës. "Tulipanët" nuk mund t'i lejojnë vetes që të humbin turneun e dytë të madh radhazi dhe për këtë motiv dueli me Bullgarinë kthehet në një "finale". Blind ka vendosur që të largojë nga lista e grumbullua­rve Shnajderin, ndërkohë që një tjetër legjendë e ekipit siç është Robeni nuk do të jetë i gatshëm që të luajë për të 90 minutat. Sipas mediave

gjermane, mesfushori i Bajernit ka rënë dakord me komisarin teknik, i cili do ta aktivizojë vetëm një pjesë loje. "Kemi një ndeshje të vështirë, por duhet që të bëjmë gjithçka për ta fituar. Ne nuk kemi humbur shpresat nga vendi i parë, por tani duhet që të mendojmë të ruajmë pozitat ku ndodhemi", tha Dani Blind. Në vigjilje të këtij takimi, Holanda u shokua nga dëmtimi i Vinsent Jansenit, i cili nuk udhëtoi drejt Sofies. Për të zëvendësua­r sulmuesin e talentuar të Totenhemit, Blind ftoi në kombëtare Luk De Jongun.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania