Panorama Sport (Albania)

Murinjo kërkon Perisiçin, Interi në sulm për Konten

Zikaltrit tundojnë italianin: 150 milionë euro për merkaton

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Sirena angleze për Ivan Perisiç. Për 28vjeçarin kroat ka shfaqur interes Mançester Junajtid me në krye Hoze Murinjon. Trajneri portugez është fotografua­r në Kroaci dhe së bashku me të ishte dhe Predrag Mijatoviç, agjenti i "Ivanit të tmerrshëm". Ai ka vendosur të merret vetë me këtë çështje, duke fluturuar drejt Zagrebit, aty ku kroati po stërvitet me kombëtaren e tij. Synimi i Murinjos është të nxitojë që të mund konkurrenc­ën e Çelsit dhe Liverpulit, të cilët kanë kohë që janë vënë pas kroatit, që është në sezonin e tij të dytë tek Interi. Trajneri i Mançester Junajtid ka dashur të flasë ballë për ballë me sulmuesin e krahut, që lojtari t'i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm, pasi Runei dhe Ashli Jong pritet të largohen në fund të sezonit. Mediat angleze kanë nxjerrë në pah dhe shifrat që anglezët do t'i ofrojnë Interit për t'i marrë një nga lojtarët më të rëndësishë­m. 40 milionë euro mendohet të jetë shuma që do t'i ofrohet ekipit zikaltër. Mbetet për t'u parë se cila do të jetë përgjigjja e pronarëve të ri të "Suning", të cilët e konsideroj­në Perisiçin, një nga lojtarët më të rëndësishë­m pas kapitenit Mauro Ikardi. Inter-Konte - "Suning" po mendon të bindë trajnerin e Çelsit me një superbuxhe­t për merkaton që mund të menaxhohet nga vetë ai. Plot 150 milionë euro do t'i vërë në dispozicio­n Zhang Jindong trajnerit italian Antonio Konte nëse pranon të transferoh­et në Milanon zikaltër. Një nga blerjet më të bujshme që familja Zhang ka ndër mend të bëjë është Raxha Naingolan. Belgu është një lojtar që ndiqet prej vitesh nga Konte (i cili e kërkoi dhe te Çelsi) dhe nuk do të jetë e lehtë t'ia rrëmbejë Romës, pasi nevojiten plot 50 milionë euro. E sigurt është që një mbrojtës i krahut të majtë do mbërrijë dhe këto kohë po përflitet shumë se mund të jetë mbrojtësi i Volfsburgu­t, Rikardo Rodrigez. Disa nga emrat e tjerë që po përfliten, janë Manolas dhe De Vrij për mbrojtjen. Ndërsa për sulmin pritet një blerje e madhe, ku emrat janë: Xhejms Rodrigez, Berardi dhe Bernardesk­i.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania