Panorama Sport (Albania)

Kamza kthehet te fitorja, largohet Bledar Devolli

Tërhiqet Policia e Shtetit, ruhet me policë bashkiakë

- ABDULLA DUSHKU

Kamza ka marrë tri pikë të artë në rrugën e saj drejt Superiores, duke përfituar nga pushimi i skuadrës lezhjane. Vendësit fituan 1-0 ndaj Erzenit falë golit të Xhuljo Mehmetit në minutën e 22-të. Kësaj here, skuadra nuk është drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, por nga zëvendësi i tij, Jurgen Agolli. Mësohet se Devolli është larguar mbrëmjen e djeshme nga grumbullim­i i skuadrës pas një debati që ka pasur me presidenti­n Naim Qarri. Sakaq, sfida rezervoi edhe një precedent, teksa Policia e Shtetit nuk e kishte marrë përsipër mbarëvajtj­en, çka bëri që ky mision të transferoh­ej te Policia Bashkiake. Në minutën e tretë, kapiteni Sefa, i cili rikthehej pas 6 javësh mungesë, ka krosuar dhe topi kalon aty ku bashkohen dy shtyllat e portës. Por, portieri Hoxha me vështirësi, pas një hedhjeje të bukur, e çon në goditje këndi. Për të ardhur në minutën e 22-të në shpërthimi­n e Arlis Bocit, i cili pason saktë te Mehmeti, që te vija ballore gjuan shtrirazi dhe mposht portierin Hoxha. 500 tifozët e pranishëm janë në delir. Në fundin e pjesës së parë është një

krosim i Frashërit në zonë dhe Ymeri godet me kokë përballë portierit, por ky në pozicion pret mjaft bukur. Në fraksionin e dytë, skuadra shijakase kërkon golin e barazimit dhe hidhet në sulm, duke ushtruar presion për gati 10 minuta, ku Pasha, Dekavelli e Kllari bëhen protagonis­të

në dy-tri raste, të ndihmuar nga loja e bukur e mesfushori­t Mirel Duka, por pa rrezikshmë­ri për portierin Gjonikaj. Në të 58-ën është Ferraj që ekzekuton mjeshtëris­ht një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me traversën. Në minutën e 64-t, Frashëri godet

bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në të 75ën kundërpërg­jigjet golashënue­si më i mirë i kampionati­t, Armand Pasha. Ai merr një krosim nga Duka dhe del i vetëm me Gjonikajn. Por, portieri kamzali e arrin me kokë jashtë zonës, duke shpëtuar

portën e vendësve. Në të 80-ën është Euxhenio Troplini që humbet një mundësi për Erzenin. Pasi futet në zonë godet, por topi kalon mbi traversë. Më pas, përpjekjet e të dyja skuadrave nuk sjellin ndryshim. Edhe 3 minutat shtesë nuk e ndryshojnë rezultatin

e minutës së 22-të pas golit të Mehmetit. Kështu Kamza ka mundur të dalë kokë lart nga përballja me Erzenin. Sakaq, duhet përshëndet­ur edhe gjykimi tejet korrekt i treshes durrsake me kryesor Andi Koçi dhe vijërojtës Artan Demiraku e Mateo Sadikaj.

 ??  ?? Lojtarët e Kamzës duke festuar golin
Lojtarët e Kamzës duke festuar golin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania