Panorama Sport (Albania)

Qarri: Devolli iku si hajdut, ka ofertë nga Besëlidhja

"Iku natën nga hoteli, ja e vërteta me japonezin"

- BESAR BOZGO

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, shpërthen ndaj trajnerit Bledar Devolli. Ai tregon gjithçka ndodhi në mbrëmjen e së enjtes dhe se si e mori vesh lajmin që tekniku i skuadrës vendosi të largohej nga hoteli ku ishte grumbullua­r ekipi përpara sfidës me Erzenin.

QARRI

"Devolli iku si hajdut. U largua të enjten në darkë dhe u tha çunave të skuadrës që kishte ofertë nga Besëlidhja. I kam rënë telefonit të tij 2-3 herë, por nuk më është përgjigjur. Nuk mund ta mbaj me zor. Më lajmëroi ndihmësi i vet dhe më tha që ka ikur Devolli nga grumbullim­i. Fillimisht, kujtova se bënte shaka dhe i thashë të mos tallej. Mbeta i befasuar dhe i rashë menjëherë numrit të Devollit në telefon, por nuk më përgjigjej. I kam rënë disa herë dhe më pas i dërgova edhe mesazh. Vetëm në orën 1 e 30 të natës më kthen përgjigje me mesazh dhe më thotë: 'Ty do të kem mik gjithë jetën, por e vendosa të largohem'", u shpreh fillimisht Qarri. I pyetur nëse ka qenë shkaku i largimit të Devollit fakti i mospërfshi­rjes së japonezit Ray Kato në formacion, Qarri u përgjigj: "Ai nuk e kishte futur japonezin në asnjë ndeshje dhe nuk kishte arsye të kërkoja ta përfshinte në lojë në ndeshjen e sotme (dje). E vërteta është kjo që po ju them. Ai e përfshiu lojtarin japonez në formacion gjatë të gjithë stërvitjev­e të javës dhe në ndeshjen e kontrollit. U interesova se cilët lojtarë ishin në 18-she dhe m'i treguan. Dhe i pyeta se pse nuk e kishin përfshirë edhe japonezin, në një kohë që ai ishte projektuar si titullar gjatë javës. Më thanë që nuk e kishte marrë Devolli. I thashë vetëm që do të bëja mbledhje me ekipin në darkë, por asgjë më shumë. Kaq ka qenë biseda ime me pjestarët e stafit. Devolli nuk ka pse të mbetet i ofenduar, pasi e kam trajtuar si mik dhe nuk i kam ndërhyrë asnjëherë në formacion", përfundon Qarri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania