Panorama Sport (Albania)

Beqja: Fitorja me Laçin është det rim për Teutën

Trajneri Magani insiston te qarkullimi i topit

-

Teuta, nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore. Përgatitje­t e djeshme janë fokusuar më shumë te kontrolli i topit. Një minutazh i konsiderue­shëm i është kushtuar vetëm ushtrimeve me kontrollit të topit, si dhe pasimeve. Numri një i pankinës durrsake u ka kërkuar lojtarëve të tij që të luajnë me mend dhe të pasojnë atëherë kur nuk e vënë në vështirësi shokun. Magani gjithashtu ka insistuar te pasimet e shpejta që kapin në befasi kundërshta­rin dhe jo në mbajtjen e topit. Në ndeshjen e radhës, Teuta do të ketë mungesën e Prognit, pas kartonit të kuq që mori në transfertë­n e Shkodrës. Por i gatshëm do të jetë Çyrbja, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Vllaznisë për aq minuta sa luajti. Mungesë tjetër është Bledar Hodo, i cili ka dorën e thyer. Ndërkohë, një lajm i mirë vjen nga Ardit Hila, i cili kthehet nga dëmtimi dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Magani për ndeshjen e radhës me Laçin. Ky takim mund t'i japë qetësi Teutës nëse e fiton, por dhe mund ta bëjë me dhimbje kokë nëse merr një rezultat negativ, apo edhe barazim. Të dy ekipet e ndiejnë presionin e Flamurtari­t, që luan me Korabin, një ndeshje e lehtë në letër. Përballja ndërmjetTe­utës dhe Laçit mund të jetë përcaktues­e në ecurinë e skuadrave në rrugën e mbijetesës. Mbrojtësi - Fabio Beqja beson se durrsakët në 10 javët e mbetura do të jenë edhe më të fortë. Mbrojtësi i djathtë për "Panorama Sport" thekson se skuadrës nuk i mungon asgjë, ndaj ajo do ta tregojë veten ndaj çdo kundërshta­ri. "I jemi rikthyer stërvitjes pas pushimit, kemi më shumë se një javë kohë që të përgatisim ndeshjen e radhës. Luajmë me Laçin në shtëpi, ndaj jemi të detyruar për të fituar. Teuta i ka të gjitha mundësitë dhe organikën që të jetë ndër skuadrat me të forta të kampionati­t. E kemi nisur keq sezonin, por tashmë mendoj se jemi gati që të tregojmë forcën tonë. Në 10 ndeshjet e mbetura do të shikoni një tjetër Teutë", përfundoi mbrojtësi i djathtë, Fabio Beqja. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania