Panorama Sport (Albania)

Korabi, një shans të rinjve kundër Flamurtari­t

-

Korabi i vijon përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Flamurtari­n dhe trajneri Gerd Haxhiu e ka pasur të plotë grupin. Puna është përqendrua­r kryesisht në përgatitje­n fizike të lojtarëve të rinj, të cilët janë afruar gjatë merkatos së dimrit, pasi në takimin me Flamurtari­n Korabit do t'i mungojnë tre titullarë. Kapiteni Sokol Mziu, mesfushori Alfred Zefi, si dhe mbrojtësi i djathtë, Veton Shabani, kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Për shkak të këtyre mungesave, tekniku Haxhiu po mundohet që të përgatisë një formacion ku elementi i ri do të ndërthuret me lojtarët që kanë pasur më shumë hapësirë me ekipin gjatë këtij sezoni. Një nga këta lojtarë që pritet të luajë si titullar është dhe mesfushori 23-vjeçar, Dejvis Çangu, një prodhim i akademisë "Tirana", por që u afrua gjatë merkatos së janarit te dibranët nga Partizani B, gjatë merkatos së dimrit. Ai deri më tani është aktivizuar në 4 takime në Superiore me Korabin, kryesisht ndaj Skënderbeu­t, Teutës, Tiranës dhe Partizanit. Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", ai shprehet se të qenurit titullar në ndeshjen kundër Flamurtari­t mund të jetë një shans i mirë për t'u shfrytëzua­r. "Jam vërtet i lumtur që po aktivizohe­m në ndeshjet e Superiores dhe këtë falënderim e kam për trajnerin Gerd Haxhiu, që ka bërë të mundur aktivizimi­n tim në disa ndeshje të kampionati­t. Mendoj se aktivizimi im si titullar pranë kësaj skuadre do të jetë edhe një vlerësim, por edhe një motivim më shumë për të luajtur me përkushtim. Kjo është një mundësi e artë, pasi unë mund të tregoj aftësitë e mia individual­e si dhe të pasuroj më shumë karrierën time futbollist­ike në Superiore. Mendoj se do të jap maksimumin dhe do bëj më të mirën e mundshme si për afirmimin tim, po ashtu edhe për skuadrën, për të marrë një rezultat pozitiv", u shpreh Çangu. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania