Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç kërkon regjim të fortë sportiv nga lojtarët

-

Luftëtari po e shfrytëzon më së miri periudhën e ndërprerje­s së kampionati­t, kështu që skuadra ka vijuar edhe dje përgatitje­t me dy seanca. Shpresohet që stafi teknik ta ketë sa më në formë ekipin për ndeshjen mbyllëse të fazës së tretë, atë me Kukësin. Stafi teknik i Luftëtarit, me në krye trajnerin Mlladen Milinkoviç, mbetet i prirur për të ruajtur përqendrim­in para transfertë­s së Kukësit. Një javë para mbylljes së fazës së tretë, Luftëtari i ka mbyllur llogaritë me vendin e katërt, por për hierarkinë e gjirokastr­itëve është koha për të mos humbur asnjë minutë. Parë në këtë prizëm, trajneri Milinkoviç, edhe pse ka kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur strategjin­ë anti-Kukës, nuk resht së testuari të tijtë sa i takon vendosjes taktike në fushë. Në seancën stërvitore të pasdites së djeshme, të zhvilluar në stadiumin "Gjirokastr­a", trajneri serb dhe stafi i tij hodhi në fushë katër mini-skuadra, të ndara me nga pesë futbollist­ë. Pjesë e grupit të lojtarëve që u përgatitën dje me ekipin ishin edhe disa futbollist­ë të rinj, të cilët në njëfarë mënyre kompensojn­ë mungesat e lojtarëve të padisponue­shëm. Disa herë trajneri Milinkoviç ka insistuar gjatë seancës së pasdites së djeshme për përqendrim dhe zbatimi me fanatizëm i detyrave taktike. Momentalis­ht, nuk mund të thuhet se Milinkoviç ka ideuar ndonjë formacion për transfertë­n e Kukësit, pasi, nga sa mësohet, gjithçka do të vendoset javën e ardhshme. Milinkoviç, nisur nga afati i gjatë kohor për përgatitje­n e ndeshjes me Kukësin, u ka kërkuar të tijve regjim të fortë sportiv, qëndrim në grup dhe jo dalje individual­e. Edhe në ditët në vazhdim Luftëtari do të vijojë përgatitje­t me dy seanca stërvitore në ditë. "Fusha e Vjetër" do të jetë terreni stërvitor i paradites, ku futbollist­ët do të fokusohen kryesisht te përgatitja atletike, ndërkohë që pasdite do të punohet me topin dhe me skema taktike. Luftëtari pas javës së 26-të renditet në vendin e katërt, ndërkohë që Kukësi mban "flamurin" e kryesuesit me 52 pikë, duke mos njohur asnjë humbje. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania