Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Karabeci, Taku “shpërthen” në miqësore

Dopietë e afrikanit Cise, Josa provon edhe dy të rinj

- ADELA MERKO

Tirana "shpërthen" ndaj të rinjve. Bard heblutë kanë fituar me shifrat 7-0 ndaj 19-vjeçarëve të drejtuar nga Astrit Hafizi, miqësore e zhvilluar dje, në orën 14:35, në "Selman Stërmasi". Në praninë e jo më shumë se 25 tifozëve (kryesisht familjar të të rinjve), kryeqyteta­sit kanë dhënë "leksione" goli. Ajo që ra në sy ishte forma e mirë e të "penduarit" Afrim Taku, i cili e gjeti tri herë rrjetën. Pas nuk mbetën as dy afrikanët e sulmit. Moktar Cise realizoi dopietë, ndërsa Edeh bëri një tjetër. Lajmi më i mirë i këtij testi ishte rikthimi i Erando Karabecit. Kapiteni ishte në fushë për 90 minuta të plota, duke dëshmuar se tashmë është gati edhe për kampionati­n. Mirel Josa, nga ana tjetër, e shfrytëzoi këtë duel edhe për të provuar të rinjtë, ndërsa aktivizoi sulmuesit Berisha dhe Çeliku, të afruar nga akademia.

Ndeshja - Bardheblut­ë zhbllokojn­ë shifrat që në start. Pa kaluar dy minuta është Taku, i cili me roveshatë mposht portierin Selgjekaj. Loja nis me dominimin e ekipit të madh, ndërsa në të 14-ën është Cise që e dyfishon rezultatin me një gjuajtje nga 20 metra, pas një asisti të G.Likës. Ky i fundit ekzekuton në perfeksion një korne në të 26-ën dhe është sërish afrikani që shënon, por këtë herë me kokë. Tirana U-19 ishte e pafat. Skuadra e Hafizit prodhoi lojë dhe u shfaq disa herë e rrezikshme, megjithatë sa pritjet e Bakajt aq e shtylla, i mohuan

golin. Pjesa e dytë nis me ndryshime. Nga të rinjtë lëvizjet janë të pakta, ndërsa Josa aktivizon 8 të tjerë. Kryeqyteta­sit e vegjël, përtej dëshirës, e patën të pamundur që ta vinin në presion Tiranën e madhe. Këta të fundit në të 50-ën gjejnë edhe të 4-in. Doka kroson nga këndorja, devijon Turtulli dhe, më pas, topi shkon te Taku, i cili s'e ka të vështirë të gjejë kuadratin. Nëntë javë pa fitore kanë ndikuar ndjeshëm tek etja e bardhebluv­e të Josës, të cilët kërkojnë të ushtrojnë "këmbët". Në të 60-ën ka vend edhe për një gol të Edehut, i cili shtyn në

rrjetë një top të ardhur nga e majta. Kur po afrohej fundi, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Në të 79-ën, Taku shërbeu për Çelikun, që nuk gabon dhe në të 84-ën Taku, me një goditje nga jashtë zone, i vendos "vulën" fitores në këtë ndeshje testuese brenda familjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania