Panorama Sport (Albania)

Llogaritë e Eminit: Kemi edhe 10 finale, s'na falen gabimet

-

Kukësi do të udhëtojë drejt Kosovës mëngjesin e sotëm për miqësoren e programuar me Lirinë e Prizrenit. Vëllazëror­ja do t'i shërbejë stafit teknik për të mbushur boshllëkun e pauzës, por edhe për të parë gjendjen e lojtarëve. Izair Emini e vlerëson si të rëndësishm­e këtë ndeshje, edhe pse është vetëm një test. Sulmuesi, në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", thotë se skuadra nuk do të falë në këtë 90-minutësh. Madje, tetovari kujton se në Prizren ka një numër të madh përkrahësi­sh të ekipit të Kukësit, ndaj parashikon një atmosferë elektrizue­se në stadium. "Këto miqësore kanë shumë vlerë, pasi i shërbejnë ekipit për të mbajtur formën. Pastaj, do të kemi edhe luksin që të njihemi nga afër edhe me ekipin e Prizrenit dhe fansat e tyre, pasi kam dëgjuar shpesh për ta. Duke qenë se Kukësi me Prizrenin janë afër gjeografik­isht, dimë që kemi shumë përkrahës nga ky qytet. Sa për ndeshjen do të futemi për ta fituar. Tashmë ky mentalitet na është injektuar, ndaj çfarëdollo­j sfide që të luajmë, e marrim më shumë se seriozisht", u shpreh autori i 8 golave. Luftëtari - Barazimi i marrë në Korçë ka shtuar ndjeshëm dozat e entuziazmi­t në ekip. Mbeten në krye dhe këtë sezon titulli duket shumë herë më pranë. Megjith-

atë, Emini kërkon kujdes në 10 javët e mbetura, duke filluar nga Luftëtari. Ai e cilëson kundërshta­r të rrezikshëm dhe thekson se ka dëshmuar se mund t'u marrë pikë edhe të mëdhave. "Mendoj që, pas ndeshjes në Korçë, gjendja në ekip është shumë e mirë dhe atmosfera gjithashtu. Por ai barazim duhet

arkivuar tashmë, pasi vjen radha e Luftëtarit. Gjirokastr­itët kanë dëshmuar se kanë një ekip shumë cilësor dhe meriton respekt. Mirëpo, ne kemi objektivat tona dhe kemi filluar të përgatitem­i për ta kaluar me sukses edhe këtë duel. Nuk mund të flasim me askënd, ndaj duhet kjo fitore", theksoi

tetovari.

Gara - Sulmuesi 31-vjeçar është i bindur se, në këtë moment, që të gjitha ndeshjet janë finale dhe përcaktues­e. Edhe kundërshta­rët, ashtu si Kukësi, duan të shpallen kampionë në finish. "Për ne tani e në vazhdim të gjitha ndeshjet janë përcaktues­e. Nëse duam titullin, nuk na lejohen hapat falsë. Këtë e kemi të gjithë të qartë. Rivalet dihet që kanë objektiva ashtu si dhe ne, por në fund vetëm një e merr. Ai që do gabojë më pak, ose aspak. Gjithsesi, ne shohim vetëm veten dhe ecurinë tonë. Nëse vijojmë me të njëjtin ritëm, vendi i parë do të mbetet yni", përfundoi Emini. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania