Panorama Sport (Albania)

Josa: Takun e riktheva prej dëshirës së presidenti­t dhe ekipit

-

Mirel Josa nuk e "fryn" ekipin pas fitores, ndërsa u kujton që ishte vetëm një miqësore. Megjithatë, trajneri kujton se ky duel shërbeu për të mbushur boshllëkun që krijoi pauza, por edhe për të parë gjendjen e lojtarëve që do t'i shërbejnë për 10 ndeshjet e fundit të kampionati­t dhe dy të radhës për gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë. "Ishte një ndeshje për të mbushur boshllëkun e javës dhe për të testuar lojtarë të rinj. Ishte një takim i mirë për të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n për ndeshjet e ardhshme", u shpreh fillimisht tekniku. Më tej, ai foli për kapitenin Erando Karabeci, i rikthyer në fushë pas dëmtimit horror që pësoi në dush. Lojtari mori minuta të plota dhe Josa thekson se dha shenja pozitive prej kapitenit. "E lashë që të luante gjithë lojës në projeksion të ndeshjeve të ardhshme. Ai duhet të mësohet me ritmet e lojës. Them se është shpejt për t'u aktivizuar që nga fillimi, por nga mënyra sesi është stërvitur dhe është rikuperuar jam i kënaqur", tha ai. "Shpërtheu" sulmi, gola prej Cises dhe prej Takut, megjithatë numri një i bardhebluv­e nuk i merr si matëse rrjetat e realizuara në një test. "Golat e Cises dhe Takut? Për mua nuk do të thotë asgjë. Unë dua të shoh skuadrën në fushë, pavarësish­t se çfarë bënë lojtarët dhe nëse shënuan apo jo". Në fund, trajneri foli edhe për faljen e Afrim Takut. "Komentin tim për këtë çështje e kam dhënë në fakt. Nuk dua t'i jap më shumë rëndësi atij problemi që na u shfaq në mënyrë krejt të papritur. Ishte dëshira e presidenti­t dhe skuadrës që Taku të rikthehej. Në vazhdim, unë do ta trajtoj sikundër e kam trajtuar që nga dita e parë që kemi nisur të bashkëpuno­jmë", përfundoi Mirel Josa në deklaratën e dhënë për mediat pas miqësores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania