Panorama Sport (Albania)

Partizani në elitë vitin tjetër, e mbyllin me rekord

Skënderbeu mposht Kamza Basket, vlen për statistikë

- LLAZI SARO

Partizani në basketboll për meshkuj e mbyll me rekord pjesëmarrj­en e tij në Kategorinë e Parë dhe tashmë forcat shkojnë për elitën për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen hapëse të javës së 19-të të Kategorisë së Parë (e fundit për të kuqtë këtë sezon), skuadra e drejtuar nga trajnerët Arben Fagu dhe Elvis Ismeti bën detyrën edhe në derbin kryeqyteta­s me Eagles duke hipotekuar suksesin e 16-të në po kaq takime të zhvilluara. Në përfundim, festë legjitime e të kuqve, por që trofeun do ta ngrenë në epilogun e kampionati­t. Skënderbeu ka fundosur edhe më shumë Kamzën e vendit të fundit dhe ka përfituar nga kundërshta­ri i dobët për të shënuar një fitore të thellë në ndeshjen hapëse të javës së 17-të për femra. Në fund të 40 minutave, korçaret kanë shënuar një diferencë prej 48 pikësh dhe thuajse kanë luajtur me një tabelë në shumicën e minutave. Për sa i përket ndeshjes, duhet thënë se korçaret në parket qysh në start kanë pasur në fushë vetëm basketboll­isten me përvojë Eda Llazar, pasi trajner-

PARTIZANI: Pregja (7), Selimaj, Pylla (11), Babasuli (6), Gozhdari (10)/Qilimi (17), Bardhi (10), Dervishi (2), Kristo (4), Jareci, Ikonomi (6). Trajnerë: A.Fagu/E.Ismeti EAGLES: Shytaj (6), Prodani, Nasi, Zavalani (3), Nikolli (14)/Sako (1), Allaraj, Kala (2), Vogli, Adili (2), Nallbani (4); Trajner: K.Dedaj GJYQTARË: G.Hoxha, M.Kasëmi

ja dhe lojtarja Nigerta Ropi ka qëndruar shumicën e ndeshjes në stol për t'u lënë hapësirë vajzave të reja. Perioda e parë për t'u veçuar është fakti se Skënderbeu ka shënuar 27 pikë në total, me 3 trepikësha të Llazar, ndërkohë që Kamza shënoi vetëm një kosh me vlerën e tri pikëve nga ana e Sula. Vërtet shumë pak për Kamzën që u

SKËNDERBEU: Pëllumbi (16), Haris (13), Toska (16), Llazar (17), Shallo (5) / Gjika (4), Loci (4), Myzeqari (4), Hysenllari (2). Trajnere: N. Gjika

KAMZA: Sula (19), Bezati (2), Bakalli (5), Gjura, Nurçellari (3)/ Peca, Shehi, E. Mellosmani (2), Prençi, Oruçi. Trajner: M. Kristo GJYQTARË: Y. Harasani, B. Tafilica

dorëzua shpejt dhe pjesën e parë e ka mbyllur me diferencën e thellë 49-11. Në periodën e tretë, pas pushimit, Skënderbeu hedh në fushë të gjitha lojtaret e reja dhe sërish e fiton këtë periodë me një diferencë prej vetëm 2 pikësh 11- 9. Perioda e fundit e ndeshjes është thjesht një formalitet dhe gjithçka mbyllet 81-33 për Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania