Panorama Sport (Albania)

DOPIO E ITALISË, Shqipëria “bëhet tym”

Kuqezinjtë humbasin 2-0 në Palermo me gola të De Rosit dhe Imobiles. Tifozët shqiptarë prishën festën duke ndërprerë ndeshjen 10 minuta prej trazirave Shqiptarët, një mision i pamundur në tokën e “padrinove” Basha: Faji im, Beloti u tregua mjeshtër te p

- Nga i dërguari ynë në Itali JETMIR HALILAJ

Basha: Faji im, Beloti u tregua mjeshtër te penalltia

Hysaj: I lumtur që ndala Insinjen, por shpërdorua­m shumë Strakosha: Ëndrra u bë realitet, Imobile do të më ngacmojë Hafizi kritikon

De Biazin: Flet si kasetë, pesë vjet njësoj “Illyrian Elite”, kush është grupimi që shkaktoi trazira në Palermo

‘Palermo është qyteti i të gjithë botës... Është grek prej origjinës, për kaltërsinë e qiellit, prej metopeve të...

Palermo është qyteti i të gjithë botës... Ësh të grek prej origjinës, për kaltërsinë e qiellit, prej metopeve të veçanta në muzeun e tij, që nuk janë aspak inferiorë ndaj atyre që gjenden në Olimp. Është qytet roman për shenjën që ka lënë në histori në luftërat e ashpra kundër Kartagjenë­s dhe për mozaikët e vilës Bonanno. Është qytet arab për kupolat e vogla të disa prej kishave, që janë pasardhëse të xhamive që ngritën myslimanët. Është qytet francez për dinastinë Altavilla që e zbukuroi kaq shumë. Është qytet gjerman për varrezat e famshme Hohenstauf­en. Është qytet spanjoll prej Karlit të Pestë dhe është anglez prej Nelson dhe Lady Hamilton". Ky është përkufizim­i që i pat bërë afro 70 vite më parë historiani i arteve, Bernard Berenson, qytetit të veçantë italian ku luajti Shqipëria. Por a ishte vetëm kaq? Me gjasë jo. Të paktën jo këto ditë. Sepse këto ditë pa dyshim ka qenë edhe pak shqiptar. Dhe nuk ishte fjala për vëmendjen që tërhiqnin ato grupime të vogla tifozësh kuqezi që ecin zhurmshëm rrugëve kryesore me flamur në qafë. Është fjala për përjetimin e kësaj ndeshjeje në tërësi. Në Palermo ka një përjetim ndryshe një ndeshje futbolli. Në Francë, për shembull, kishte një indiferent­izëm të pashoq kundrejt një rivali si Shqipëria disa vite më parë, aq sa edhe informacio­net e shkurtra që servirte shtypi, ose ishin gabim, ose të vjetra në kohë. Krejt e kundërta ndodh me italianët e këtij ishulli. Shtypi lokal ka skanuar në mënyrë perfekte ngjarjet e ditës, madje nuk lënë pa përmendur edhe faktin se si Hyka, "Xhovinko shqiptar", lojtari sipas tyre me teknikën më të lartë, vjen i rraskapitu­r nga një udhëtim prej SHBA-së...

"JEMI SICILIANË DHE JO ITALIANË"

Shoferët në Palermo janë të tmerrshëm! Taksia e tretë që na çon në destinacio­net ku shkon Kombëtarja është fiks si dy të parët: një "kamikaz" që të bën me zemër në çdo minutë! Refuzojnë të vendosin rripin e sigurimit dhe kur i pyet se përse janë rrezikshmë­risht kaq të shkujdesur, përgjigjja është ajo që të japin shpesh njerëzit edhe në Tirabe: Kështu ecin të gjithë, nuk ndryshojmë dot… Ernesto, një burrë tek të 60-at të thotë me krenari se ka 42 vite taksist! Pastaj të befason: "Nuk më plas fare për Italinë. Shpresoj të fitojë Shqipëria". Nga toni i zërit, nuk duket si një mirësjellj­e e sforcuar ndaj atyre që do i paguajnë një faturë të kripur. Dhe mandej vjen shpjegimi: "Skuadra e Italisë përbëhet nga disa çunakë milionerë që e kanë mendjen te tatuazhet dhe te femrat! Ka marrë fund koha e Xhixhi Rivës me shokë. Ç'më duhen këta?! Fundja ne jemi sicilianë, jo italianë...". Dhe kjo është ndoshta shprehja më kuptimplot­ë për të kuptuar diferencën mes Palermos dhe pjesës tjetër të Italisë, asaj mes "çizmes" dhe "ishullit"! Rrugës për në qytet shfaqet lapidari ku është hedhur në erë eskorta e Xhovani Falkones! "Ja këtu ndodhi tragjedia. Këtu ndryshoi edhe mafia! Tani mafia nuk është më. Ose thjesht nuk e ndajmë dot ku është mafia dhe ku është shteti..."! Nuk di se nga i burojnë këtij burri gjithë këto dyshime, por e sigurt është se ai vazhdon të ecë keq dhe rrezikshëm…! Ndonjëherë shan nëpër dhëmbë dhe ndonjëherë e shajnë të tjerët me zë të lartë nga makinat e tyre! Çudi e madhe! Këtu situata është shumë ndryshe nga Roma dhe Milano!

PRAGNDESHJ­A

Imagjinoni sikur me Italinë të luhej në Vlorë! Një qytet që e do aq shumë futbollin dhe që Kombëtaren e sheh në pak ose fare në stadiumin e tij… Kështu është edhe në Palermo. Njerëzit janë kaq vitalë dhe të drejtpërdr­ejtë, saqë të duket vetja sikur je në Jugun e Shqipërisë. "Nuk keni as klasin dhe as historinë me vete. Por keni shumë 'italianë' në skuadrën tuaj. Jo vetëm trajneri, keni edhe shumë lojtarë që luajnë te ne (në Itali). Kjo po që është shqetësues­e", të thotë një mesoburrë që ofron makina me qira. "Nuk kemi parë tifozë kaq të zhurmshëm përveç atyre të çmendurve të Napolit", vazhdon ai. Kur e pyet më pas se cila është rruga që të çon për në Korleone, fshatin e famshëm që ka prodhuar shpesh "padrinot" e mafies dhe që është reklamuar kaq shumë nga Hollivudi, përgjigjet bëhen më të gjata dhe më thumbuese. "Nuk kemi vetëm mafien. Pastaj mafie nuk ka pasur vetëm në Sicili, por edhe në vende të tjera…", shton menaxheri i asaj zyre modeste që ofron makina me qira të një çmimi jo edhe aq modest... "Gjithsesi, ju shqiptarët nuk është se trembeni aq lehtë...", është shigjeta e tij e fundit… Po, pra! Shqiptarët "ndeshjen" e parë, atë të sportivite­tit dhe të respektit për fqinjët që i mirëpritën, e treguan edhe në Xhenova. Tani ka ardhur koha që të tregojnë se mund të maten me Italinë në futboll. Të paktën për një ndeshje. Mjafton që ta luajnë atë si duhet, ose siç thonë vendësit këtu "si burrat e nderit". U përpoqëm, por...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Palermon pak orë para ndeshjes
Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Palermon pak orë para ndeshjes
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania