Panorama Sport (Albania)

Tension në Pukë, Besa akuza politikës

Përplasje tifozësh në Cërrik, Dinamo reziston kundër Sopotit

- DITMIR PEMA FERIZ FERIZAJ

Akuza, protesta, bojkot dhe shumë tension. Sfida e djeshme në Pukë mes Tërbunit dhe Besës ka prodhuar akuza të shumta nga miqtë nga Kavaja. Një gol shumë i kontestuar nga kavajasit ka vendosur sfidën që u ka dhënë 3-pikëshin...

Akuza, protesta, bojkot dhe shumë tension. Sfida e djeshme në Pukë mes Tërbunit dhe Besës ka prodhuar akuza të shumta nga miqtë nga Kavaja. Një gol shumë i kontestuar nga kavajasit ka vendosur sfidën që u ka dhënë 3-pikëshin pukjanëve. Pas fitores së djeshme, Tërbuni ka lënë vendin e fundit, duke shpresuar më shumë te mbijetesa. Ndërsa administra­tori i Besës, Ilirjan Berati, ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në futboll, si dhe ka sqaruar bojkotin që donin t'i bënin ndeshjes kavajasit. Si asnjëherë këtë vit, në tribunë ishin kryebashki­aku i Pukës, Gjon Gjonaj, së bashku me deputetin e zonës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit ka premtuar mbështetje maksimale për ekipin, duke garantuar se Tërbuni do të arrijë të mbijetojë.

TAKIMI

Loja nis menjëherë me gol. Një aksion i vendësve me topin që përfundon te Saliaj, që godet dhe kalon të tijtë në avantazh. Miqtë protestojn­ë fort, duke pretenduar se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale. Kavajasit tërhiqen për disa minuta, duke mos pranuar të vazhdojnë. Megjithatë, me ndërhyrjen e zyrtarëve të takimit, rinis loja. Në pjesën e dytë bëhet një luftë e fortë sportive me miqtë që kanë disa raste për të barazuar, por pa rezultat. Nga ana tjetër, vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund, duke siguruar një 3-pikësh të rëndësishë­m. AKUZAT

Pas përfundimi­t të sfidës së djeshme, administra­tori i Besës, Ilirjan Berati, u shpreh: "Si asnjëherë më parë, në tribunë ishin shumë politikanë, kryebashki­akë dhe deputetë. Që në fillim kishte presion verbal dhe dukej se Tërbuni duhej të fitonte medoemos në këtë sfidë. Dhe pukjanët fituan me një gol krejtësish­t të parregullt. Ju garantoj se topi jo vetëm që nuk e kaloi vijën fatale, por ishte më shumë se 1 metër jashtë. Është e papranuesh­me që të luhet futboll në të tilla kushte. Ne dëshironim ta bojkotonim sfidën, pas atij goli, por pas diskutimev­e që bëmë me drejtues të FSHF-së, vendosëm të luanim sërish. Na thanë se

do të dënoheshim nëse nuk vazhdonim lojën. Në këtë mënyrë ishim të detyruar të luanim. Kam një thirrje për politikanë­t që të mbajnë duart larg nga futbolli. Është vetëm një lojë dhe nuk mund të vendosin njerëz nga tribuna se cila skuadër do të fitojë. T'ia lënë fushës rezultatin e të mos ketë ndikime nga jashtë. Ne do të dërgojmë relacion në FSHF në lidhje me këtë padrejtësi që na është bërë. Ishte një gol skandaloz që na ndëshkoi", përfundoi reagimin e tij për gazetën "Panorama Sport", administra­tori Berati.

 ??  ?? Çast përpara fillimit të ndeshjes së djeshme
Çast përpara fillimit të ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania