Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e Bushit ndalet te shtyllat

Bushi e nis “thatë” në miqësoret zyrtare, por skuadra bind me lojë ndaj Moldavisë

- VLADIMIR MEMA

Shqipëria e vogël nuk ia del të koleksiono­jë një fitore në përballjen me Moldavinë, teksa 21vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi barazojnë 0 me 0 në "Elbasan Arena". Edhe pse me një dominim të lehtë karshi kundërshta­rëve, kuqezinjtë nuk u treguan të saktë në mundësitë që patën, teksa vlen të përmendet shtylla e kapitenit Çekiçi në pjesën e parë. Tekniku shqiptar aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit, për të parë më konkretish­t gjendjen e futbollist­ëve, sidomos atyre që u afruan në skuadër për herë të parë. Megjithatë, ekipi ynë Shpresa do të ketë mundësinë për të bërë diçka më shumë në përballjen e radhës në "Selman Stërmasi" me moldavët.

PJESA E PARË - Që në minutat e para të sfidës, kuqezinjtë hyjnë në fushë me idenë për të sulmuar dhe shënuar gol sa më shpejt, teksa kanë një qarkullim të mirë të topit dhe shtyjnë shumë përpara. Me kalimin e minutave do të vijnë edhe rastet e para, sidomos pas skemave me goditjet e dënimit. Fillimisht në minutën e 9të është Çekiçi që jep një top të shkurtër për Baren, godet lojtari i Atletiko Madrid, por has në grushtimin e portierit mik. Pas dy minutash është Bare që i kthen "reston" Çekiçit nga goditja e dënimit,

por për fat të keq aksioni nuk finalizohe­t me gol, sepse goditja e këtij të fundit ndalet nga shtylla. Ritmi i lojës është i kënaqshëm, sidomos për tanët, të cilët e mbajnë lart kundërshta­rin, edhe pse për pak Boiciuc mund t'i ndëshkonte, nëse Selmani nuk do dilte të neutralizo­nte gjithçka. Në të 42-ën është Bare që merr një inkursion personal dhe avancon drejt portës kundërshta­re, por goditja potente përfundon mbi tra.

PJESA E DYTË - Bushi largon Nihajn për Tafën, për t'i dhënë më shumë frymëmarrj­e dhe freski skuadrës, ndërsa kolegu i tij moldav u qëndron besnik titullarëv­e. Në të 50-ën janë miqtë që për pak kalojnë në avantazh me anë të Boiciuc, edhe pas një përgjumje të mbrojtësve tanë. Moldavi përfiton duke u futur në zonë, godet lehtësisht dhe topi prek shtyllën, duke sjellë baraspeshë­n edhe në goditjen e shtyllave në këtë sfidë miqësore. Ritmi i lojës bie disi dhe mungojnë rastet për shënim, situatë nga e cila përfitojnë trajnerët respektivë, për të hedhur në fushë pothuajse të gjithë kontingjen­tin që kishin në dispozicio­n. Për të parë një rast të rrezikshëm duhet pritur minuta e 77-të, ku Mustafa kërcen më lart se të gjithë me kokë, por topi përfundon jashtë. Rastet janë me pikatore. Për të dhënë sinjalin e fundit të ndeshjes mendon Bytyqi në të 84-ën, që provon me një gjuajtje potente nga jashtë zone, por pa rezultat. Mbyllet gjithçka me një barazim të "thatë" 0 me 0, duke mos u dhënë kënaqësinë e një goli atyre pak të pranishmëv­e në shkallët e stadiumit.

 ??  ??
 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Kejdi Bare në aksion kundër Moldavisë
Foto: F.Hazizllari Kejdi Bare në aksion kundër Moldavisë
 ?? “FUTBATA SHQIPTOLLI­T” ?? Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme për mediat, ndërkohë që FSHF bën lëmsh stendën:
“FUTBATA SHQIPTOLLI­T” Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme për mediat, ndërkohë që FSHF bën lëmsh stendën:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania