Panorama Sport (Albania)

Holanda bie në Bullgari, Franca pa mëshirë

Franca s’fal ndaj Luksemburg­ut, Ronaldo tërheq Portugalin­ë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Rrëshqitje e shëmtuar e Holandës, e cila humbet në Bullgari dhe e shikon veten në vend të 4-ët në grupin kualifikue­s të Botërorit "Rusi 2018", duke rrezikuar një tjetër mungesë në fazën finale të një kompeticio­ni, pas asaj në "Euro 2016". Grupin e komandon gjithnjë e më shumë Franca, e cila fiton në Luksemburg dhe renditet përpara Suedisë. Gjithçka e lehtë për skandinavë­t, të cilët falënderoj­në gabimet e portierit Gorbunov dhe ato të arbitrit Leqner (një penallti e diskutuesh­me dhe një gol i akorduar pavarësish­t dyshimeve nëse topi e kishte kaluar të gjithë vijën fatale). Dopieta e Forsbergut ( nga penalltia 19' dhe me aksion në 49') shtruan rrugën e suksesit të Suedisë, e cila në pjesën e dytë ndaj bjellorusë­ve mbylli llogaritë me Berg 57' dhe të sapohyrin Kiese Thelin në 77'.

HOLANDA - Në Sofje, Delev ngrin "tulipanët" e Blindit me një dopietë në pjesën e parë: në minutën e 5-të përfiton nga një krosim i gjatë i Slavçevit, nga një gabim i mbrojtësit 17-vjeçar të Ajaksit, De Ligt dhe portierit Zoet. Ndërsa në 20' mposht këtë të fundit me një të djathtë në hyrje në zonës. Në pjesën e dytë Blind provon kartën Shnajder, por rezultati nuk ndryshon.

FRANCA - Zgjat vetëm 3 minuta iluzioni i Luksemburg­ut, sepse penalltia e Joakimit në 34' (goli i katërt në fazën e grupeve), i cili fiksoi ekuilibrin e përkohshëm 1- 1 pas golit të Zhirusë, u sfumua nga një tjetër penallti, e transformu­ar nga Grizman në 37', e cila rikthen avantazhin për skuadrën e Deshampit. Francezët do të godisnin edhe një shtyllë me Matuidin në fund të pjesës së parë. Në fund, Zhiru qetëson transalpin­ët dhe firmos dopietën e tij personale, këtë herë me kokë.

GRUPI B - Zvicra vuan, por nuk fal: suksesi i pestë në po kaq ndeshje dhe kryeson me pikë të plota. Iu deshën 66 minuta skuadrës së Petkoviçit për të shënuar golin që vlen 3 pikët ndaj Letonisë modeste. Vendimtar është Josip Dërmiç, i cili realizon me kokë pasi hyri në fushë nga stoli dhe helvetët tani kanë 15 pikë. Portugalia fiton sfidën për vendin e dytë kundër Hungarisë dhe mbetet në garë. Kampionët e Europës nxjerrin në vitrinë bomberin e tyre: Andre Silva firmos golin e pestë në këto kualifikue­se, ndërsa Kristiano Ronaldo arrin në kuotën e 9 golave. Golin e parë e shënon Silva pas gjysmë ore kur Rafael Guerreiro nga e majta, kroson në qendër dhe atje vjen devijimi i saktë i sulmuesit të Portos, i cili pas golit bëhet dhuron edhe asist me Ronaldon: nuk fal në hyrje të zonës. Ylli i Realit feston dopietën personale me një goditje dënimi perfekte në minutën e 65-të. Ndërsa Andorra barazon 0-0 me Ishujt Faroe: Pika e parë pas më shumë se 11 vitesh dhe 58 humbjesh për Kombëtaren e Andorrës në kualifikue­se, e cila mbetet në vend të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania