Panorama Sport (Albania)

Anjeli bën emrin e Kontes në "përgjime"

-

Çështja e famshme e skandalit të biletave që vazhdon të hetohet nga antimafia ka nxjerrë një tjetër tabulat, ku dëgjohet Andrea Anjeli, i cili përmend edhe emrin e Antonio Kontes, në lidhje me kontaktin që klubi kishte me tifozët. Presidenti ia nënvizonte këtë avokatit të tij, Çiaperos: "Ai (i referohet njërit prej liderëve të ultrasve, Dominelo) shoqërohej me Xhermanin dhe Xhermani ishte shumë i lidhur me Antonio Konten. Presionin që Konte ushtronte ti e njeh mirë dhe këdo që Konte mbante pranë, ne i bindeshim edhe më shumë. Pse, ti kujton se ne kishim dëshirë ta bënim këtë? Jo, por nëse nuk e bënim këtë dhe nëse nuk ishim dakord me tentativat e Kontes për të ushtruar gjithmonë presin për paqe mes tifozerive, atëherë ultrasit mund të bënin çmendurira dhe ne nuk do të mund të menaxhonin dot situata të këtij lloji. Pastaj, nuk kam pse ta shpjegoj ty mënyrën si arsyeton Antonio", nënvizonte Anjeli, duke pranuar lidhjen me tifozët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania