Panorama Sport (Albania)

Agolli: Ja çfarë më tha arbitri gjatë trazirave

"Gjyqtari mund ta pezullonte takimin, goditje e madhe për ne"

- OLSI TUJANI

Ndeshja e djeshme, përveç rezultatit negativ që prodhoi në fund, pati edhe një incident krejtësish­t të pakëndshëm për shqiptarët. Ndërprerja e ndeshjes për shkak të flakadanëv­e të hedhur në fushë dhe trazirave të shkaktuara nga tifozët, bëri që në disa momente të rishfaqej në memorien e futbollist­ëve edhe situata në Beograd. Trazira të cilat mund të bënin që takimi të mos riniste më kurrë. Në lidhje me këtë episod, kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, shpjegon ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" ndjesinë e tij personale.

INCIDENTI

Në lidhje me sjelljen e tifozëve në atë sektor dhe atë që ndodhi, mbrojtësi kuqezi tregon edhe ndjesinë e tij të parë në atë çast. "Gjëja e parë që mendova në ato momente ishte shqetësimi se mos ndoshta na penalizont­e. Vetëm kaq", tregon Agolli.

ARBITRI

Shiriti dhe përgjegjës­ia që ka në fushë, e bënë që të përballet edhe me situata të tilla aspak të dëshiruara e krejtësish­t të pakëndshme. Kapiteni i Kombëtares rrëfen edhe bisedën me arbitrin në atë moment dhe njëherazi rrezikun që i kanosej skuadrës nga ai veprim i izoluar i një pjese të

tifozëve. "Situata ishte delikate. Në këto raste duhet shumë kujdes kur komunikon me arbitrin, sepse mund të ketë pasoja për ekipin. Arbitri më tha se flakadanët duhej të ndalonin, pasi në të kundërt, nëse do të vazhdonte e njëjta gjendje, ndeshja rrezikonte të ndërpritej", ka deklaruar lideri i kuqezinjve. NDJESIA

Një skuadër që ka dhënë shembull në Europian, jo vetëm për paraqitjen në fushën e lojës, por edhe për atë të spektatorë­ve mbështetës në shkallët e stadiumit, rrezikon njollosjen e menjëhersh­me nga një veprim edhe i vogël. Megjithatë, ajo që ndodhi në shkallët e "Rendo Barbera"-s nuk ka asnjë lidhje me mesazhin dhe imazhin që duhej të kishin ruajtur shqiptarët në sytë e botës. Ky është edhe mendimi i Ansi Agollit, që vijon rrëfimin me ndjesinë e atyre momenteve kur iu desh edhe të merrte mikrofonin për t'i qetësuar shkaktarët e incidentit. "U ndjeva keq që u krijua ajo situatë. Nuk e kisha menduar kurrë, e në fakt asnjë nga shokët e ekipit nuk e mendonte se pas kualifikim­it historik në Europian e paraqitjes dinjitoze atje, do të na vinte një goditje për imazhin në arenën ndërkombët­are. Mendoj se duhej të jepnim një tjetër mesazh për botën", përfundon Agolli.

 ??  ??
 ??  ?? Ansi Agolli duke biseduar me gjyqtarin e ndeshjes
Ansi Agolli duke biseduar me gjyqtarin e ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania