Panorama Sport (Albania)

Grumbulloh­et "rebeli" i Josës dhe talenti i Simeones

-

Xhani De Biazi u ka dhënë shansin të debutojnë me ekipin përfaqësue­s të Shqipërisë dy lojtarëve të rinj, për ndeshjen kundër Bosnjës. Me largimin e Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit, zëvendësue­sit e tyre në listë janë Afrim Taku i Tiranës dhe Keidi Bare i Atletikos së Madridit. Lojtarët kanë qenë në vëzhgim prej kohësh nga ana e kreut të pankinës kuqezi dhe sidomos për talentin fierak, që aktivizohe­t në Spanjë, nuk i ka kursyer asnjëherë lëvdatat për kualitetin që zotëron. Por ajo që bie në sy është fakti që vijnë nga situata të ndryshme, mbi raportet që kanë me teknikët respektivë. Ndërsa njëri sapo është rikthyer nga dënimi, tjetri po fiton gjithnjë e më tepër besimin e Simeones. Afrim Taku - Javët e fundit kanë pasur një kontrast të madh në ecurinë sportive të 27- vjeçarit. Prej gati dhjetë ditësh, ai nuk është stërvitur me ekipin, pasi u pezullua prej klubit për debatin që pati me trajnerin Mirel Josa. Por, pa mbushur ende 3 ditë nga rikthimi te bardheblut­ë, duke u falur nga presidenti Halili, ka marrë edhe një ftesë për të luajtur me Kombëtaren në miqësoren e radhës. Pavarësish­t problemit të fundit disiplinor, Taku ka qenë pa diskutim një nga lojtarët më të dalluar të kategorisë Superirore këtë edicion. Ai ka arritur të shënojë plot 11 gola këtë edicion, tetë prej të cilëve në kampionat. Keidi Bare - Pavarësish­t se është vetëm 19 vjeç, ka arritur të luajë disa minuta edhe me ekipin e parë të Atletikos së Madridit këtë edicion. Trajneri Diego Simeone e ka grumbullua­r që të stërvitet gjatë gjithë vitit me skuadrën e tij, duke u shprehur se beson shumë te cilësitë e fierakut. Mesfushor me tipare organizati­ve, Keidi ka qenë pjesë stabël e Kombëtares U- 21, me të cilën u aktivizua edhe ditën e djeshme në miqësoren ndaj Moldavisë. Ai konsideroh­et si një nga investimet e së ardhmes për përfaqësue­sen kuqezi, ndërkohë që trajneri De Biazi e ka vlerësuar publikisht disa muaj më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania