Panorama Sport (Albania)

Klubi thirrje tifozëve, ultrasit ironizojnë në “web”: Ne jemi pakica

Tirana ka kërkuar prani masive në "ndeshjen e radhës"

-

Tirana pritet të futet në derbi jo vetëm me statistika­t negative të javëve të fundit apo ato të përballjev­e me të kuqtë, por edhe me mungesën e përsëritur të ultrasve. Dje, në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", Tirana u ka bërë thirrje tifozëve për prani masive dhe të organizuar në stadium për përballjen e së premtes. Në postimin e bërë, klubi ka kërkuar që të lihet mënjanë inati dhe mërzia për rezultatet e fundit me qëllim që të fitohet sfida me Partizanin. "Të premten, ora 19:00 luhet ndeshja e radhës Tirana-Partizani në stadiumin 'Selman Stërmasi'. Është momenti për t'u rikthyer masivisht në mbështetje të skuadrës, për një ndeshje që duhet fituar. Rezultatet jo të mira që skuadra ka marrë gjatë periudhës së fundit nuk janë arsye për të munguar në stadium. Lojtarët kanë nevojë për mbështetje­n e çdo tifozi. Kjo nuk është një ndeshje që duhet bojkotuar, është një ndeshje që duhet fituar dhe për ta fituar duhet mbështetja e të gjithë tifozëve. Të gjithë bashkë, të premten në shtëpinë bardheblu me ngjyrat bardheblu. Tifozët, klubi dhe skuadra nuk janë armiq të njëri-tjetrit. Të gjithë bashkë si një familje e madhe. Gjithmonë forca Tirona!", Ishte thirrja e klubit 24 herë kampion.

ULTRASIT - Mirëpo, me anë të komenteve dhe përgjigjev­e që kanë dhënë tifozët në këtë faqe, është kuptuar që skuadra do të jetë sërish "e vetme". Madje, ultrasit kanë shkuar edhe më tej. Në shumicën e komenteve, ironizohej me deklaratat në emër të klubit kur është thënë që "Tirana, shumicën e tifozëve e ka në stadium". Duke ironizuar me veprimet e drejtuesve, ultrasit janë përgjigjur thuajse njëzëri: "Ne jemi pakica"…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania