Panorama Sport (Albania)

Portieri Hidi: Gati të rikthehem në Superiore

-

Ish-portieri i Tiranës nuk është larguar kurrë nga skuadra e tij. Edhe pse prej vitesh nuk e ka veshur më fanellën e bardhebluv­e, Isli Hidi bën me dije se mendon gjithmonë dhe e ndjek rregullish­t ekipin e tij të zemrës. Në një intervistë për "SuperSport", portieri, i cili është pjesë e kampionati­t qipriot, nuk e përjashton edhe mundësinë e rikthimit në Shqipëri, në fund të këtij sezoni.

QIPRO - "Këtë vit arritëm një sukses duke u ngjitur në superligën qiprote dhe shpresoj që të bëjmë sa më mirë në sezonin e ri. Futbolli në Qipro ka rritje vit pas viti, duke parë edhe afrimet nga kampionate­t portugeze, braziliane apo argjentina­se. Diferenca me kampionati­n shqiptar fillon që tek infrastruk­tura, tek akademia, te puna e vazhdueshm­e brez pas brezi. Nuk mund të krijosh dot një ekip pa pasur infrastruk­turë, gjë për të cilën në Qipro janë disa vite përpara nesh. Çdo gjë është në një nivel më të lartë se ne". TIRANA - "Unë jam shkëputur disa vite nga Shqipëria, por futbollin e sidomos Tiranën e ndjek javë pas jave. Të them të drejtën, sidomos kur vij në këtë stadium ("Selman Stërmasi"), ku kam luajtur shumë takime e kam luajtur shumë vite dhe kam derdhur djersë për këtë klub, ndiej keqardhje që e shoh në këtë situatë. Pres nga ana ime, nga ana e zemrës që është bardheblu, që t'i zgjidhin sa më shpejt këto probleme që ekipi i Tiranës të mos jetë në këtë gjendje ku është, por gjithmonë në majat e kampionati­t shqiptar. Siç i takon!" RIKTHIMI - "Kam edhe një vit rinovim si opsion dhe do të ulem me drejtuesit aktualë, por nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit. Jo për ta mbyllur, sepse portieri luan gjatë, por nëse vjen ndonjë ofertë që mund t'ia vlejë, edhe mund të rikthehem në Superligë". DERBI - "Më duket disi e pabesueshm­e që Tirana nuk fiton prej kaq shumë kohësh, megjithatë futbolli i ka edhe të tilla gjëra. Ndeshjet derbi janë gjithmonë delikate dhe nuk ka pretendent. Gjithmonë kam shprehur dëshirën që të fitojë Tirana, por duke parë çfarë ka bërë Partizani, më mirë të mos flas këtë herë (qesh)", ka deklaruar Hidi për "SuperSport".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania