Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T PËR DERBIN

-

Ndeshjet - 148 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 19472016 në të gjitha kompeticio­net: kupë dhe kampionat.

Bilanci - Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 61 ndeshje, ndërsa bardheblut­ë numërojnë vetëm 40 fitore. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazh­i - 214 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrej­t 163 të bardhebluv­e. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Renato Malota dhe Kaleb Ekuban për të kuqtë dhe Olsi Teqja për bardheblut­ë, në përballjen e 20 shkurt 2017.

Diferenca - 14 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/ 02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 TiranaPart­izani 0-0 (kampionat); 08/ 12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 TiranaPart­izani 1-2 (kampionat); 04/ 05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 PartizaniT­irana 1-0 (kampionat); 07/12/15 Tirana-Partizani 00(kampionat); 04/03/16 PartizaniT­irana 2- 0 ( kampionat);04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 PartizaniT­irana 0-0 (kampionat); 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);20/02/2017 Partizani-Tirana 2-1;

"Ish"-ët - Katër lojtarë do të kenë statusin e "ish"-ve në derbin e radhës që do të luhet të premten e 28 prillit. Erando Karabeci, Asion Daja, Edvan Bakaj kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Renaldo Kalari.

Historia - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. "Demat e kuq" fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t'i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7- 3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati - Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania