Panorama Sport (Albania)

Si kurrë më parë, 30 pikë diferencë

-

Të premten luhet derbi i 149të i kryeqyteti­t, por skuadrat vijnë në pozita disi të pazakonta për një ndeshje të tillë. Kjo nuk ka të bëjë me pozitat apo synimet që kanë skuadrat në përballjen e radhës, pasi kjo ka ndodhur edhe në sezone të tjera. Ajo që e bën të çuditshëm këtë derbi është diferenca e pikëve mes dy klubeve. Java e 30-të e Kategorisë Superiore i ka gjetur dy klubet e kryeqyteti­t me një diferencë prej 30 pikësh. Partizani ka grumbullua­r 62 pikë në 30 javë, ndërsa Tirana ka 32 pikë dhe vetëm 3 pikë e ndajnë nga Laçi i parafundit, pozicion i cili të zbret një kategori më poshtë. Mbetet për të hapur arkivat e sezoneve të largëta për të gjetur një shembull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania