Panorama Sport (Albania)

Shkëlqimi i Latifit, Skënderbeu varet nga këmbët e mesfushori­t

19 pikë të kampionëve, me shenjën e yllit nga Prishtina

- JORGIS MEMO

Liridon Latifi është lojtari i momentit në kampionati­n shqiptar. Mesfushori 23-vjeçar i Skënderbeu­t po bën sezonin e tij më të mirë, që kur iu bashkua korçarëve në janar të vitit 2014. Ka realizuar deri më tani 10 gola në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Sa herë ai gjen rrugën e rrjetës, Skënderbeu rrallë mund të stonojë sa u përket rezultatev­e. Statistika­t janë kokëforta, pasi nga 9 ndeshje ku kosovari ka shënuar këtë kampionat, korçarët kanë fituar 7 prej tyre, barazuar 1 dhe humbur po kaq. Tri javët e fundit kanë qenë plotësisht në diktatin e tij. Gol me vlerën e tri pikëve në transfertë­n e Vlorës, më pas vulosi kualifikim­in e Skënderbeu­t në finale, duke shënuar në ndeshjen e kthimit ndaj Teutës në Durrës. Së fundmi, tronditi Laçin me një tripletë, në një fushë ku të zotët e shtëpisë duhet të kthehen dekada pas për të parë se kur kanë pësuar për herë të fundit 5 gola. Javë pas jave kosovari po konfirmon se sa i rëndësishë­m është për kampionët në fuqi. Në ndeshjen e fundit në Laç, përveçse hapi siparin e golave me një goditje spektakola­re, "detyroi" edhe Hamdi Salihi të bënte rolin e fantazisti­t. Sulmuesi shkodran i dha asistin e golit të tretë personal Latifit, ndërsa vetë vulos triumfin e thellë. Bomberi shkodran numëron 12 gola, dy më shumë se mesfushori. Në vetëm dy ndeshje kanë arritur që të shënojnë të dy, pikërisht në fitoren 2- 0 ndaj Tiranës në javën e 16-të dhe triumfin e fundit 1-5 në Laç. Efikasitet­i

Asnjë gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në krahasim

me bomberët e tjerë të kampionati­t shqiptar, Latifi ka lënë shenjën e tij vetëm në gola me aksione të rrjedhshme, të finalizuar­a me goditje nga brenda dhe jashtë zone. Gola me të dyja këmbët dhe për më tepër shumë efikas për skuadrën. Ka meritën e padiskutue­shme në 19 pikë të grumbullua­ra, ku në 5 ndeshje ka marrë për dore skuadrën, duke vendosur ai gjithçka. Nga goli që riktheu besimin te titulli kampion në Vlorë, tek ai që kualifikoi ekipin në finalen e Kupës.

Tashmë te Skënderbeu duhet të luten që Latifi të mbajë të njëjtin ritëm në gjashtë javët e mbetura. Kjo pjesë e dytë e kampionati­t po tregon se sa i rëndësishë­m është 23-vjeçari për skuadrën e Ilir Dajës. Nga skuadrat e kreut kështu mund të flitet vetëm për Pero Pejiçin dhe Kaleb Ekubanin, me këtë të fundit që ashtu si Latifi, nuk ka shënuar asnjë gol nga penalltia. Ndërsa kryegolash­ënuesi i Superiores, Pejiç (20 gola deri më tani), ka kthyer në gol 8 penallti nga 9 të goditura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania