Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, super në vitin më problemati­k

-

Skënderbeu i këtij sezoni është në luftë për të fituar të dy trofetë, ashtu si ai i vitit 2012, kur drejtohej nga Stanislav Levi. Por, në ndryshim nga pesë vite më parë, klubi korçar po shkon drejt një finishi që mund të rezultojë super i suksesshëm pas një kalvari të gjatë vuajtjesh. Gjithçka nisi në verën e 2016-ës, kur klubi u dënua nga UEFA me një vit mospjesëma­rrje në Kupat e Europës, duke marrë një goditje të rëndë, jo thjesht për imazhin, por mbi të gjitha për financat. Dënimi për manipulime ndeshjesh ndikoi jo pak, në një kohë që klubi vendosi të largonte Mirel Josën dhe t'ia besonte stolin Andrea Agostineli­t. Me një sezon të nisur pa kapitenin legjendar, Bledi Shkëmbi, Skënderbeu javë pas jave, pavarësish­t se arrinte të fitonte ndeshjet, nuk ishte i frikshëm. Për herë të parë, presidenti Ardjan Takaj vendosi të ndryshonte trajnerin në mes të sezonit, duke shkarkuar Agostineli­n dhe emëruar Ilir Dajën. Aktualisht Skënderbeu është në vend të tretë dhe vetëm tri pikë larg kreut, por gjithashtu ka siguruar kalimin në finalen e Kupës. Ekipi është rikthyer i frikshëm dhe, mbi të gjitha, ka meritën më të madhe, pasi e ka bërë këtë në momentin më të vështirë. Partizani dhe Kukësi nuk kanë ditur të përfitojnë dhe tashmë presioni më shumë është tek ata, me Skënderbeu­n që duket më i fortë në rolin e një ndjekësi. Fundi do të konfirmojë nëse ky sezon i nisur mes vështirësi­ve do të jetë një "happy end".

 ??  ?? Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", mesfushori Sabjen Lilaj i është nënshtruar një ndërhyrjej­e në menisk. Sipas asaj që konfirmon vetë klubi korçar përmes mjekut të ekipit, Jorgo Pantazi, lojtari korçar do të jetë i gatshëm pas 4 javësh....
Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", mesfushori Sabjen Lilaj i është nënshtruar një ndërhyrjej­e në menisk. Sipas asaj që konfirmon vetë klubi korçar përmes mjekut të ekipit, Jorgo Pantazi, lojtari korçar do të jetë i gatshëm pas 4 javësh....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania