Panorama Sport (Albania)

Korçarët, ja llogaritë për titullin

-

Skënderbeu është futur në fazën finale të sezonit, ku një hap fals mund të prishte gjithçka. Te korçarët kanë nisur të bëjnë llogari dhe në gjashtë ndeshjet e mbetura mund të mos mjaftojnë as 18 pikët që janë në lojë. Skuadra e Dajës do të luajë në tri transferta, duke filluar nga ajo ndaj Luftëtarit në Gjirokastë­r, në Durrës kundër Teutës dhe në javën e parafundit në Kukës. Në shtëpi bardhekuqt­ë presin Vllazninë, Tiranën dhe në fund Partizanin. Për të fituar titullin, Skënderbeu së pari duhet të fitojë çdo takim, duke shpresuar se Kukësi dhe Partizani do të linin pikë jo vetëm ndaj korçarëve, por edhe ndonjë takim tjetër. Nuk është vetëm diferenca tri pikë që penalizon korçarët, por përballjet direkte me Kukësin dhe Partizanin. Nëse me veriorët është shansi të barazohet gjithçka, e kundërta ndodh me të kuqtë, të cilët janë në avantazh me Skënderbeu­n, pasi deri më tani kanë fituar dy herë dhe kanë barazuar një herë. Në këto kushte, Skënderbeu duhet të shkojë në ndeshjen e fundit me Partizanin me një diferencë minimalish­t -2 pikë, në mënyrë që të fitojë titullin. Nëse gjërat mbeten kështu siç janë aktualisht, fitorja nuk do të mjaftonte ndaj të kuqve, pasi këta të fundit kanë avantazhin e ndeshjeve direkte. Një mision i vështirë për bardhekuqt­ë, por aspak i pamundur. Ll.Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania