Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Vllaznia të mbajë Cungun

"Për sezonin e ri, drejtuesit të ruajnë boshtin dhe t'i plotësojnë kushtet trajnerit"

- ADMIR URUÇI

Mjeshtri i Merituar i Sportit, Hysen Zmijani, është i mendimit se tani Vllaznia e ka një objektiv: arritjen e vendit të katërt. Skuadra, sipas Zmijanit, duhet që t'i ruhet euforisë, që momentalis­ht mund të jetë në radhët e lojtarëve. Ata duhet të punojnë fort për të rimarrë e më pas ruajtur vendin e katërt. Ish-mbrojtësi pohoi se Vllaznia ka treguar se nuk është një skuadër e lehtë për t'u mundur, ndaj humbja në Vlorë nuk duhet të bëhet tragjike. "Mund të them se ekipi ka bërë më të mirën e mundshme deri tani. Nisur edhe nga ajo që ka paraqitur si me Kukësin dhe Partizanin, Vllaznia ka treguar se e meriton të jetë në vendin e katërt në fund të sezonit. Asnjë nuk duhet të ndryshojë mendjen pas humbjes në Vlorë. Nuk duhet të shikohet si tragjedi, për më tepër që edhe në atë takim shkodranët kanë treguar. Mund të them se deri tani renditja i përligjet forcës së ekipit dhe asaj që ka treguar në këtë sezon. Mendoj se në të gjithë drejtimet, trajneri Cungu ka arritur të marrë maksimumin nga çdo lojtar. Nëse luhet futboll, Vllaznia e arrin vendin e katërt", tha fillimisht Zmijani.

RUAJTJA E BOSHTIT

Për Zmijanin, e rëndësishm­e është që drejtuesit të mendojnë që tani për Vllazninë e së ardhmes. Mësohet se drejtuesit kanë nisur përpjekjet për ndërtimin e skuadrës së ardhshme. Ruajtja e stafit e shumë lojtarëve do të ishte një garanci për të ardhmen. "Mendoj se gjëja më pozitive që mund të bëjë klubi, është që t'i besojë sërish Cungut për vazhdimësi­në. Kjo nuk varet vetëm nga klubi, por nga ajo që do t'i ofrojnë drejtuesit trajnerit për kontingjen­tin e lojtarëve. Mund të them se bëhet fjalë për një prej trajnerëve më të mirë të momentit. Këtij trajneri, për të krijuar një Vllazni që kemi kohë që e presim, duhet t'i krijohen kushte me afrim lojtarësh cilësorë. Por edhe mbajtja e grupit do të jetë e domosdoshm­e. Kam parë një Vllazni që e dëshirojmë të gjithë ne, me shkodranë të dalë nga duart e trajnerëve vendës. Djemtë kanë dhënë prova se dinë të luajnë mirë futboll. Pa asnjë dyshim që duhet ruajtur boshti dhe duhet inkurajuar dhe mbështetur elementi i ri dhe cilësor që ka momentalis­ht ekipi. Duhet ruajtur vazhdimësi­a. Ky do të jetë çelësi i suksesit për sezonin e ardhshëm. Nëse arrihet një gjë e tillë, atëherë në sezonin e ri mund të kemi një Vllazni me të tjera

pretendime", vijoi Zmijani. KORABI

Në fund të fjalës së tij, Hysen Zmijani ka bërë një apel në drejtim të lojtarëve për të mos e quajtur të fituar pa hyrë në fushë takimin me Korabin. "Nuk duhet që në këtë takim të ketë hap fals të Vllaznisë. Do të ishte e patolerues­hme. Është një takim i lehtë në letër, i cili nuk duhet nënvlerësu­ar. Jo rrallëherë e kemi pësuar, kur nuk na e merrte mendja. Megjithatë, jam i bindur se fitorja do të jetë në anën e shkodranëv­e", përfundoi ish-lojtari i Kombëtares dhe Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania