Panorama Sport (Albania)

Çaku: Kjo është Vllaznia më e mirë e viteve të fundit

-

Entri Çaku, ish-futbollist i Vllaznisë, aktualisht trajner i ekipit të 19vjeçarëv­e të akademisë "AAS", ka vlerësuar maksimalis­ht ecurinë e skuadrës shkodrane në këtë sezon. "Mund të them pa frikë se ecuria e kësaj Vllaznie ka qenë më e mira e këtyre viteve të fundit. Pa asnjë diskutim që nuk janë vetëm rezultatet, por edhe loja që ka treguar ekipi nga takimi në takim është për t'u vlerësuar. Humbja e një përballje ndaj Flamurtari­t nuk ma zbeh aspak bindjen se kjo është Vllaznia më e mirë e viteve që këtë skuadër e ka drejtuar bashkia. Mund të them se kjo skuadër është mirëmenaxh­uar në të gjithë drejtimet. Ka pasur ndoshta buxhet më të madh në vitet e kaluara, por nuk janë arritur këto rezultate. Gjithçka ka qenë e ndërthurur më së miri. Mendoj se premisat e kësaj skuadre janë të mira", u shpreh Çaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania