Panorama Sport (Albania)

Dinamo Zbardhen këshillat e Allmuçës

-

Dinamo luan një finale ndaj një rivali të drejtpërdr­ejtë për mbijetesë siç është Sopoti. Për këtë arsye, trajneri Igli Allmuça po vijon përgatitje­t me intensitet të lartë. Madje, tekniku 36-vjeçar po zbaton një plan masash për lojtarët duke nisur nga regjimi strikt stërvitor dhe ushqimor e deri tek evitimet e daljeve. Këto kanë qenë më tepër këshilla sesa urdhra, pasi nëse ekipi nuk është në grumbullim nuk ka sesi trajneri të di çfarë bëjnë futbollist­ët. Por, nga ana tjetër, është administra­tori Saliaj që thuajse përditë viziton ekipin, duke parë nga afër situatën. Saliaj u ka kërkuar futbollist­ëve përqendrim maksimal për këtë ndeshje që mund të vendosë sezonin. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania