Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Lushnja bën presion me sulmin

Canka: Nuk ndalemi, tani shënoj dhe fitojmë në Pogradec

- ALBAN ALUSHI

Triumfi 2- 1 me Sh kumbinin ishte fi torja e pestë e verdhejesh­ilëve në fazën "Playoff", në gjashtë ndeshjet e luajtura deri më tani. Duke qenë se edhe Bylisi që i rivalizon ata ka ecur në të njëjtin hap, diferenca ka mbetur në +2, e pandryshua­r që nga përfundimi i dy fazave. Por, tashmë ka mbetur edhe shumë pak garë dhe Lushnja mund të zgjedhë sepse ka disa alternativ­e. Nëse barazon dy ndeshjet e fundit ose nëse fiton përballjen e fundit me Bylisin. Dy rrugë të ndryshme me destinacio­n të njëjtë: Superioren.

Sulmi

Edhe një herë, golat e lushnjarëv­e kanë qenë nën firmën e dyshes Canka-Sefa. Sulmi i lushnjarëv­e me Cankën dhe Sefën mbërriti në kuotën e 20 golave. Të dy sulmuesit e Lushnjës shënuan së bashku ndaj Shkumbinit. Këtë nuk e bënin që nga 18 shkurti në fitoren 4-0 ndaj Sopotit. Është hera e tretë sezonale që Canka dhe Sefa shënojnë bashkë në një ndeshje. Tashmë, Canka ka 12 gola dhe është shënuesi më i mirë i Lushnjës, ndërsa Sefa ka shënuar tetë gola. "Jemi shumë të kënaqur që morën tri pikët në transfertë­n e Peqinit sepse kemi mbetur në krye të grupit. Unë gjithnjë gëzoj kur shënoj dhe skuadra fiton. Të njëjtën gjë do të kërkojmë ta bëjmë edhe në Pogradec. Do të ndeshemi me një skuadër shumë cilësore, që luan një futboll shumë të mirë, ndaj po përgatitem­i për të dhënë në Pogradec vlerat më të mira që ka Lushnja", u shpreh Canka në prononcimi­n e tij për gazetën. Pogradeci

Lushnjarët kanë nisur përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Pogradecin, që do ta luajnë këtë fundjavë në qytetin liqenor. Pogradeci është e vetmja skuadër që ka mundur Lushnjën në këtë sezon. Verdhejesh­ilët nuk kanë humbur asnjë transfertë në këtë kampionat duke regjistrua­r një tjetër rekord, në një sezon që e kanë dominuar që nga java e dytë, saktësisht që nga e diela e dy tetorit të vitit të kaluar duke mbetur në krye deri më tani kur kampionati është në përfundim të tij. Sipas të gjitha gjasave, Lushnja dhe Bylis do ta diskutojnë në finalen e javës së fundit se cila prej dy skuadrave do të ngjitet në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania