Panorama Sport (Albania)

Mamurrasi rigjen mbrojtësin

-

Denis Myrta rikthehet te Mamurrasi. Mbrojtësi i majtë i është bashkuar skuadrës pas një eksperienc­e disamujore në Gjermani. Futbollist­i pësoi një dëmtim të rëndë muaj më parë dhe vendosi të riaftësohe­j në Gjermani. Më pas, u aktivizua me një ekip në Rotemburg. Tashmë, ai është rikthyer në Shqipëri dhe i është bashkuar menjëherë Mamurrasit. Futbollist­i jep garanci për repartin e prapavijës dhe stafi teknik beson shumë te ky lojtar. Myrta në një prononcim për gazetën është shprehur: "Jam i lumtur që iu bashkova Mamurrasit. Është një ekip që e njoh mirë dhe besoj se do arrijmë të mbijetojmë. Jam gati për të kontribuar për këtë skuadër", tha Myrta. Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania