Panorama Sport (Albania)

Zhgënjim te Turbina, pritet "furtunë"

-

Disfata e pësuar në derbin ndaj Sopotit ka zhgënjyer pa dyshim gjithë kampin cërrikas. Tifozët e Turbinës shfaqen mjaft të indinjuar për humbjen në këtë trasfertë. Ajo që irriton më tepër sportdashë­sit cërrikas nuk është fakti i humbjes jashtë fushe, por mposhtja nga një ekip që është totalisht në krizë dhe për më tepër fitoi pa u stërvitur para kësaj ndeshjeje. Presidenti Gentian Gjoka dhe drejtuesit e klubit gjithashtu kanë qenë mjaft të zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në këtë sfidë. Pritet që trajneri Sinan Bardhi të zhvillojë një analizë me tone kritike për mënyrën se si u humb ky takim. Tashmë ecuria e kampionati­t komplikohe­t për cërrikasit. Florenc Manari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania