Panorama Sport (Albania)

Bogdani fikson 55 lojtarë: Ja plani im me Kombëtaren

Kritika për ata që luajnë në Shqipëri: Të vrapojnë më shumë...

- OLSI TUJANI

Erjon Bogdani ka be sim se Kombëtarja U- 19 mund të bëjë hapa të rëndësishë­m në të ardhmen. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri kuqezi konfirmoi se pret të krijojë një bazë me rreth 55 lojtarë, nga i cili do të dalë grupi që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në eliminator­et e Europianit të kësaj grupmoshe. Ai konfirmoi se është në bisedime me lojtarë shqiptarë që kanë luajtur me grupmoshat e Italisë më parë. Gjithashtu ish- sulmuesi pranoi se edhe Federata e Italisë mund të jetë në kontakt me disa nga futbollist­ët kuqezi.

PËR GRUMBULLIM­IN

"Është grumbullim­i i dytë pas turneut që kemi zhvilluar në Romë. Është kryesisht me lojtarë që luajnë në kampionati­n shqiptar. Kemi 4 lojtarë që vijnë nga jashtë. Dhe është një mënyrë për të parë sa më shumë lojtarë dhe pastaj nga shtatori do të tregoj listën kryesore me të cilën do të zhvillojmë kualifikue­set e tetorit".

PËR LOJTARËT

"Turneu i parë në Romë ishte prej 18 lojtarësh, sot janë 21, që bëjnë 39 lojtarë. Janë edhe 13-14 për t'u parë, pastaj nga e gjithë lista me rreth 55 lojtarë do të zgjedh ekipin që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në tetor. Megjithatë, mund të ketë ndonjë surprizë pasi flasim gjithmonë për moshë ku duhet të kemi kujdes, pasi njëri mund të paraqitet mirë dhe ka derën e hapur në ekipin e parë".

PËR CILËSINË

"Në ekipet e para është e vështirë të luajnë, por në listën këtu është mbrojtësi Gjura që luan me Alesandria, një futbollist me perspektiv­ë,

bën stërvitje me ekipin e parë. Alesandria është ekip kryesor për t'u ngjitur në Serinë B, do ta shikojmë, ta kemi parasysh dhe të vendosim". PËR KAMPIONATI­N

"Kampionati nuk diskutohet që ka shumë gjëra për t'u përmirësua­r, ka lojtarë të mirë, por në këtë moshë e kanë vetë në dorë, pasi duhet të punojnë sa më shumë dhe të japin maksimumin në ndeshje. Kam parë në këta muaj që ka lojtarë, por luajnë me faza gjatë ndeshjes. Duhet që t'i heqin këto faza. Kur luan me kombëtaren, luan me ekipe të forta dhe duhet ritëm e të vraposh më shumë për të arritur rezultatin".

PËR OBJEKTIVIN

"Deri tani kemi shumë shpresa, sepse ka shumë lojtarë të mirë që deri tani po paraqiten mirë me ekipet e tyre. Kam parë shumë lojtarë që janë në Itali, nuk po flas vetëm për ata të datëlindje­s 1999, por edhe ata 2000, që janë në gjendje të luajnë që këtë vit. Ka shumë lojtarë që jo vetëm janë kryesorë në

skuadrat ku luajnë me paratërinj­të apo të rinjtë, por janë edhe kapitenë të skuadrave më të rëndësishm­e në Itali. Janë lojtarë që e kanë vetë në dorë të ardhmen e tyre". PËR PRETENDIME­T

Në fund, i pyetur për pretendime­t e futbollist­ëve që të luajnë menjëherë me ekipin U- 21 apo A, Bogdani u

shpreh: "Unë nuk kam pasur raste, por kur të kem raste, do flas me lojtarët dhe të bëj zgjedhjen. Por dua që lojtarët që vijnë në ekipin kombëtar, duhet që çdo individ të luajë për skuadrën, të bëjë maksimumin dhe nëse e meriton i ka dyert e hapura për U-21 dhe pse jo edhe për ekipin kombëtar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania