Panorama Sport (Albania)

Lorik Cana, tur miqësie në Selanik

-

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, duket se nuk e ka harruar ende të qenit lider i kuqezinjve. Dje, i gjendur në Greqi, ai ka përfituar nga rasti për të takuar ishshokun e skuadrës kombëtare, Ergys Kaçe. Ka qenë ky i fundit, i cili e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Mesfushori i PAOK-ut nuk u grumbullua nga trajneri i Kombëtares në ndeshjet e fundit pas një zënke që pati mes tyre, ndërkohë që ish-kapiteni ka deklaruar largimin nga Kombëtarja dhe tashmë pritet që "t'i varë këpucët në gozhdë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania