Panorama Sport (Albania)

Sadiku, në formacioni­n e javës

-

Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski po kalojnë një formë të shkëlqyer në kampionati­n zviceran dhe falë golave të tyre Lugano është katapultua­r nga fundi i tabelës, ku rrezikohej seriozisht mbijetesa, në vendin e 5-të të renditjes, 17 pikë larg vendit të fundit dhe vetëm 3 pikë larg vendit të 4-t që kualifikoh­et për në Ligën e Europës. Në transfertë­n ndaj Jang Bojsit, Lugano fitoi 1-2 falë golave të Alioskit dhe Sadikut, duke regjistrua­r fitoren e 4-t radhazi. Paraqitja fantastike e dy futbollist­ëve shqiptarë nuk mund të lihej pa u vlerësuar nga e përditshmj­a "Blick", e cila i ka përfshirë në formacioni­n më të mirë të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania