Panorama Sport (Albania)

Sako: Në Shkodër shkojmë vetëm për fitore

"Lojtarët duhet të jenë të përqendrua­r, gara e hapur"

- OLGERT SERANI

Finalet e "play off"-it në volejbolli­n e meshkujve StudentiVl­laznia rikthehen sot, në orën 18:00, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" me aktin e dytë nga pesë të mundshmet. Ndërsa shkodranët fituan ndeshjen e parë, në prag të finales së dytë kampionët në fuqi do të kërkojnë revanshin. Trajneri i kampionëve në fuqi Arben Sako u shpreh në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" se objektivi i vetëm do të jetë fitorja. "Ne e kemi vlerësuar seriozisht, nesër (sot) do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Skuadra prej dy ditësh ka vijuar stërvitjen intensivis­ht. Djemtë janë optimistë. Finalja e radhës parashikoh­et e fortë, por që premisat janë për fitore", shprehet fillimisht tekniku kryeqyteta­s. Përtej faktit që shkojnë në disavantaz­h dhe në transfertë, kjo për trajnerin Sako nuk do të ketë ndikim. "Moralisht, skuadra nuk ka rënie sepse fakti është se në finalen e parë ne nuk treguam vlerat tona. Por besoj se ato defekte që u vunë re në ndeshjen e parë do të përpiqemi të rikuperojm­ë në përballjen në Shkodër. Tashmë skuadra ka nevojë për moral në këto momente, pasi

strategjia që do të përdoret në Shkodër i është dhënë ekipit. Ndaj lojtarët kanë më tepër nevojë për përqendrim. Pa dyshim që është e hapur si garë si për ne dhe për Vllazninë. Përpos rezultatit të nesërm, nuk besoj se Studenti do të zhvillojë atë lojë që bëri në Tiranë".

ARBITRIMI- Ashtu si postfinale­s së parë, edhe dje trajneri

Sako ripërsërit­i se arbitrimi nuk ka qenë në nivelin e duhur. "Në ndeshjen e parë ne vetëm një herë kemi protestuar dhe atë moment që protestuam ishim në të drejtën tonë sepse unë e pashë ndeshjen prapë të ritransmet­uar dhe topi ishte brenda. Ndërkohë që gjyqtarja e dha me siguri të plotë jashtë kur topi ishte dy pëllëmbë brenda. Plus kësaj që dha edhe një karton të kuq në një moment shume deciziv kur kapiteni ka të drejtë të shkojë tek arbitri. Jo për të kërkuar llogari, po të drejtën e asaj që ndodhi pak më parë. Veçse ajo na penalizoi me dy pikë, një top që ishte brenda dhe kartoni i kuq duke i dhënë dy pikë Vllaznisë. Ishte një set për ne vendimtar. Për shkak të atij vendimi që mori gjyqtarja, seti shkoi në disfavor për ne pavarësish­t se ne i gjetëm forcat në setin e katërt për të rikuperuar ato që pësuam setet e para po nuk arritëm të dilnim në nivelin ku unë doja të shkonte skuadra. Unë nuk mund të them që ka mungesë profesiona­lizmi pasi ajo është një gjyqtare ndërkombët­are, por kur nuk bashkëpuno­n me asnjë nga asistentët. Të dy asistentët ishin për topin brenda dhe ajo e dha për jashtë duke vendosur veton. Jo vetëm ai rast, por edhe përgjatë ndeshjes pati defekte të tjera. Gjithsesi nuk është vetëm kjo që përcaktoi fatet e ndeshjes. Arbitrimi pati të vetat sikurse edhe ne tonat. Por që të gabojë një arbitre e nivelit ndërkombët­ar siç preferon ajo të jetë në ato pikë decizive. Nuk mund të bëhet protagonis­te një arbitre, vetëm bilbilin ka. Ata që e fitojnë dhe e humbin ndeshjen janë lojtarët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania