Panorama Sport (Albania)

Vrenozi fiton duelin me ishkampion­in e botës

-

Boksieri fierak Xhulio Vrenozi ka kohë që po stërvitet në boksin profesioni­st në Piacenca të Italisë me ekipin Salus. Ditën e diel, në kuadrin e përgatitje­ve për titullin WBO internacio­nal ka zhvilluar një tjetër duel miqësor. Kësaj here fieraku 24-vjeçar ka pasur përballë boksierin e njohur 31vjeçar nga Nikaragua, Eusebio Oseio, ish-kampion bote me 52 ndeshje në karrierë. Vrenozi pas një dyluftimi të fortë prej 6 raundesh dhe i mbështetur nga afro 700 tifozë të tij ka arritur ta mposhtë kundërshta­rin me pikë. Boksieri fierak, i cili po përgatitet për majat më të larta të boksit profesioni­st do të shprehej nëpërmjet linjës telefonike për "Panorama Sport" i gëzuar për suksesin e radhës. "Jam në vazhdim të përgatitje­ve përpara se të garoj për titullin e lartë WBO internacio­nal. Ndihem në një formë të mirë sportive dhe këtë e tregova dhe në këtë ndeshje miqësore ndaj një boksieri me emër dhe me përvojë. Zhvillova një ndeshje relativish­t të mirë duke treguar rritje si në aspektin fizik, ashtu edhe atë teknikotak­tik dhe jam shumë i lumtur që arrita të fitoj. Do të qëndroj me këmbë në tokë larg vetëkënaqë­sisë dhe do të vijoj të stërvitem me përkushtim maksimal, pasi synimi im më i afërt është fitimi i titullit në WBO internacio­nal që do t'i paraprijë garës për titullin botëror", ka përfunduar boksieri Vrenozi. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania